Categories Showbiz

Mbretëresha Elisabeta e II, fjalim në parlamentin britanik me kurorën me 2868 diamante

Mbretëresha Elisabeta e II do të mbajë të hënën fjalën e hapjes në parlamentin britanik. Ceremonia solemne, konsiderohet e rrallë dhe organizohet sipas protokollit shtetëror të Mbretërisë së Bashkuar. Madje monarku do të mbajë në kokë edhe kurorën me rreth 2868 diamantë, që vendoset vetëm në ngjarje të një rëndësie të veçantë.

Të hënën në Britaninë e Madhe do të mbahet ceremonia shtetërore e hapjes së parlamentit. Kjo është një nga ngjarjet më solemne, pasi në sallën e parlamentit do jenë bashkë tre degët e qeverisjes: legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori, në krah të monarkut. Mbretëresha, Elisabeta e II do të hyjë në Portën e Sovranit në një mënyrë krejtësisht kushtetuese dhe do të duhet të lexojë një fjalim që është shkruar nga qeveria në emër të saj. E veçanta e kësaj ditë është fakti se Madhëria do të vendosë edhe kurorën e saj, Imperial State Crown, që ecën para monarkut dhe vendoset në galerinë mbretërore kur arrin në Ëestminster. Kjo kurorë, që vendoset vetëm në ceremoni të rëndësishme, përfshin 2868 diamante, 17 safire, 11 esmeraldë 269 perla dhe 4 rubi dhe e mban veç mbretëresha.

Mbretëreshën për në parlament e shoqëron Kavaleria me trupat e veta dhe 124 kuaj. Nuk ka pasur një takim të tillë për gati dy vjet, dhe mbledhja e së hënës është në kuadër edhe të polemikave të shumta politike pas një referendum për Brexit. Parlamenti britanik prej disa kohësh ka qenë i pezulluar dhe ka një ultimatum për daljen nga BE, në datën 31 tetor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME