Categories Lajme

Lanë fshatin për një jetë më të mirë, tre fëmijët përballen me bullizmin

13, 8 dhe 5 vjeç janë fëmijët të cilët tregojnë se si përjetojnë çdo ditë në ambientet e shkollës bullizmin.  Në një situatë të tillë shkolla u është kthyer në një ambient aspak të këndshëm ku nuk shkojnë me dëshirë.  Bullizmi është një prej fenomeneve me të cilën përballen fëmijët të cilët shpërngulen nga fshati në qytet. Ky djalë është një nga viktimat e bullizmit. Ai është në klasë të shtatë, familja e tij u shpërngul nga zonat rurale drejt Tiranës për tu siguruar  fëmijëve mundësi më të mirë shkollimi dhe jetese. Por me fillimin e shkollës ky fëmijë u përball me bullizëm. “Në fshat isha shumë mirë, ndërsa kur erdha këtu disa shokë më tallnin dhe nuk silleshin mirë me mua” Emri i ngjallur i gjyshit, është një nga arsyet përse 13 vjeçari është vendosur përball fenomenit global të bullizimt.

“Më shanin nga emri dhe lloj lloj gjëra të ndryshme. Me vinte që mos vija në shkollë. Më thoshin që ti je bari dhe shkon ruan lopët” Të njëjtën situatë kanë përjetuar edhe motrat e tij më të vogla, të cilat ndoshta fjalëpak, por arrijnë të përcjellin shumë mirë  se si janë ndjerë nga sjellja e bashkëmoshatarëve të tyre.

“Unë qaja se më mërzisnin shokët” Në Raportin e komisioneres për të drejtat e njeriut në këshillin e Europës, Dunja Mijatovic thuhet se 1 ne 5 fëmijë janë viktima të bullizmit të shkollë. Mjediset ku ndodh bullizmi janë klasat, të cilat zënë 28% të rasteve dhe oborri i shkollës me 25% në oborrin e shkollës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME