Nga Vlora aty ku ndodhet për të inauguruar rikonstruksionin e lagjes historike, kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Eduard Lelit, vëllait të kryebashkiakut Dritan Leli.
Teksa mori fjalën, Rama u shpreh se kryebashkiaku nuk ndodhet sot aty, pasi ka humbur të vëllanë, ndërsa i shprehu ngushëllimet duke theksuar se Eduardin e njihte personalisht.
“Nuk është këtu me ne për shkak të humbjes tragjike të vëllait, që kam pasur mudësinë ta njoh personalisht dhe të prehet i qetë. Ti përcjellim me këtë rast publikisht pëveçse e kam bërë edhe pesonalisht ngushëlime e mia më të ndjera Dritanit dhe gjithë familjes’, tha Rama, teksa vijoi fjalën lidhur me aktivitetin e mbajtur.
Eduard Leli, biznesmen i suksesshëm në Vlorë mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm, pasi humbi betejën nga një sëmundje e rëndë.
