Categories Sport

“Mbreti” Broja, The Sun: Chelsea projekton të ardhmen me të, Southampton ëndërron

Tifozët e Southampton kanë një idhull të ri, tifozët e Chelsea e ndjekin hap pas hapi, shpresojnë dhe besojnë se djaloshi i tyre do të rikthehet në shtëpi, e kërkojnë me ngulm diçka të tillë ndërsa tifozët kuqezi shohin tek Broja lojtarin që mund të udhëheq Shqipërinë drejt sukseseve të mëdha.

Armando Broja është kthyer në “shenjtorin” e ri të Southampton, se herë ai shënon nuk humbasin kurrë. Ndaj Brentford, Broja shënoi golin e 5-të sezonal, një nga më të mirët në fushë, tifozët e votuan si “mbreti” i ndeshjes.

The Sun i ka kushtuar një artikull të plotë duke theksuar se Southampton shpreson që Broja të qëndrojë më gjatë se sa huazimi deri në fund të sezonit, trajneri dhe tifozët i kërkojnë presidencës së re të blejnë kartonin e Brojës, nga të gjithë shihet si blerja perfekte.

Në të njëjtën kohë, gjithnjë sipas The Sun, Chelesa e vlerëson shumë talentin e akademisë, aq sa projekton të ardhmen e klubit më të në skuadër.

Në të njëjtën linjë me The Sun është edhe Marca, me të përditshmen spanjolle që e konsideron Armando Brojën si Diego Costën e ri të Chelsea. Në fund të këtij sezoni, londinezët do të jetë përpara një dilemë, të zgjasin huazimin e Brojës, ta shesin përfundimisht pasi mund të përfitojnë jo pak nga kartoni i tij apo ta rikthejnë në shtëpi duke parë formën shumë të dobët të Lukakut me shokë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME