Categories Kuriozitete

Mburojë plastike, dizajneri franzez ideon mbrojtësen në restorant

Një dizenjues francez ka propozuar një mburojë plastike për restorantet, si një mënyrë që klientët të ndihen më të sigurt, në këtë periudhë pandemie. Interesi për aksesorin është i madh nga disa shtete, përfshirë Francën, Belgjikën, Kanadanë, Japoninë dhe Argjentinën.

Nga makinat e dezinfektimit, tek ndarjet me xhama  e deri tek mburojat plastike. Janë këto disa nga zgjidhjet e propozouara për baret dhe restorantet, për t’i bërë klientet të ndihen të sigurt nga pandemia.   Së fundi, një stilist francez ka propozuar një llampadar gjigand prej plastike, transparente, gjatë kohës që klientët hanë në restorant.

Mburoja cilindrike varet me një kabllo nga tavani dhe ka një hapësirë në anën e pasme, në mënyrë që klienti të ulet dhe të ngrihet pa pasur nevojë të përkulet. Ideuesi që qëndron pas shpikjes, Christophe Gernigon, tha që modelet që tashmë janë në treg, dhe ngjasojnë pak me kabinat në dhomat e vizitave të burgut.

“Doja ta bëja atë më magjepsëse, më të lezetshme,” tha ai. Aksesori Plex’Eat do të nisë të prodhohet javën e ardhshme dhe pritet të kushtojë rreth 150 € për një cope, por çmimi përfundimtar ende nuk është vendosur. Deri më tani për dizajnin ka shfaqur interes Franca, Belgjika, Kanadaja, Japonia dhe Argjentina. Franca ka filluar të lehtësojë disa prej kufizimeve të vendosura për të frenuar përhapjen e epidemisë së koronavirusit, por qeveria nuk ka dhënë ende dritën e gjelbër për rihapjen e restoranteve dhe bareve, të cilat janë goditur rëndë nga kriza.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME