Categories Lajme

‘Mbushën’ Anglinë me kanabis, shpërbëhen grupi prej 10 shqiptarësh!

Një grup kriminal prej 11 personash, 10 prej të cilëve shqiptarë, janë dënuar me burg në Angli pasi u shpallën fajtorë për prodhimin dhe shpërndarje droge. Sipas mediave angleze, ata janë dënuar me një total prej 37 vitesh, ndërsa kishin ngritur shtëpi bari në Ashford, Hertfordshire dhe Canveylsland dhe që prej vitit 2019 furnizonin me kanabis zona të gjera. Vlerësohet se ata kanë shpërndarë kanabis në vlerën mbi 1 milion paund. Gjatë aksionit të policisë u shkatërruan më shumë se 485 bimë kanabis si dhe u sekuestruan 61 mijë paund.

Përfunduan në burg Fation Perhati, Ylber Perhati, Klevis Prenga, Brooklyn Selita, Doris Prehati, Hekuran Prehati, Ndue Paluca, Dashamir Disha, Kejvi Leba, Adrian Toma, David Toal dhe Drilon Dishi. Policia ra në gjurmët e këtij grupi në tetor të 2019, ku Drilon Dishi u ndalua nga efektivët dhe pas kontrollit në makinë e tij u gjet një bllok shënimesh që përdorej si regjistër. Pikërisht nga ky bllok shënimesh Policia mori jo pak detaje nga aktiviteti kriminal i grupit. Hetimet më pas zbuluan të gjithë rrjetin e kriminelëve.

Dënimi që ka marrë secili Fation Perhati, 29 vjeç , dënuar 3 vite e 6 muaj burg. Ylber Perhati, 39 vjeç , dënuar 5 vite burg. Klevis Prenga, 32 vjeç,  dënuar 4 vite burg. Brooklyn Selita, 19 vjeç , dënuar 5 vite burg. Doris Perhati, 25 vjeç, dënuar 5 vite e 3 muaj burg. Hekuran Perhati, 34 vjeç, dënuar 5 vite e 7 muaj burg. Ndue Paluca, 30 vjeç dënuar 10 muaj burg. Dashmair Disha, 35 vjeç, dënuar 10 muaj burg. Kejvi Leba, 21 vjeç dënuar 1 vit e 5 muaj burg. Adrian Toma, 24 vjeç, dënua 1 vit e 7 muaj burg Drilon Dishi, 37, pranoi akuzat për shitje kanabisi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME