Categories Lajme

Mbushje dhëmballe, fizioterapi, mjekim falas jashtë shtetit…ja si janë privilegjuar me taksat tona, komisionerët e Vetting-ut

Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të njohur si trupa e Vetting-ut dhe që kanë firmosur shkarkimin e dhjetëra prokurorëve dhe gjyqtarëve, janë siguruar nga shteti: që nga mbushja e dhëmballës e deri te këpucët ortopedike.

Gazeta SHQIP ka siguruar dokumentet e një tenderi që KPA po realizon, ku bie në sy përfitimet e kësaj trupe, e cila po bën namin me shkarkimet e njerëzve të drejtësisë. KPA-ja kërkon sigurimin e e jetës dhe shëndetit për 7 gjyqtarë të KPA-së. Gjithashtu kërkon sigurimin e jetës dhe shëndetit nga aktet keqdashëse për 17 persona të lidhur me ta. Kërkohet sigurimi i pasurisë për 4 banesa dhe sigurimi i dy makinave.Sipas SHQIP, KPA do të shpenzojë për këtë tender 41 milionë lekë, ndërsa kompania e sigurimeve do t’i sigurojë për një afat prej 1 viti. Në dokumente thuhet se KPA kërkon kontrollin mjekësor të këtyre gjyqtarëve, duke përfshirë ato patologjike, rreze X, skaner CT, skaner MRI, skaner PET. Madje, edhe fizioterapi.

Këtyre gjyqtarëve do i sigurohet shëndeti në udhëtim në gjithë botën, evakuimi mjekësor me ambulance ajrore nga Shqipëria në rast të një ngjarjeje aksidentale që kërcënon jetën, nga një akt i dhunshëm. Shpenzimet mjekësore do t’i kenë falas, madje edhe jashtë shtetit.

Gjithashtu, edhe shpenzimet për strehimin e një prindi që shoqëron një të mitur nën 16 vjeç, si dhe akomodimin dhe ushqimin. Këta gjyqtarë përfitojnë edhe shpenzime dentare, mbushje, heqje, ura si dhe emergjenca dentare, impiante, proteza dhe trajtim ortodontik për fëmijë deri në 16 vjeç.

Sipas dokumenteve, gjyqtarët përfitojnë edhe kujdes  për shikimin, 1 pale xhama syzesh ose lente në vit ose korrektim i numrit. Kanë edhe kujdes ortopedik, këpucë ortopedike, sholla ortopedike, aparate të drejtimit të shtyllës kurrizore. Këto privilegje janë të tepërta dhe të panevojshme, kur mendon se pagat janë tepër të larta për këta zyrtarë shtetëror. Shqip.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME