Categories Lajme

Mbyllen 13 degë në Universitetin e Elbasanit, shumë shpejt ky universitet…

Këtë vit në universitetin e Elbasanit janë regjistruar 1032 studentë përkundrejt 2800 kuotave të lira. Thuajse gjysma e studentëve me një shifër prej 468 janë regjistruar në degët e Infermierisë duke e bërë këtë fakultet lokomotivën e këtij Universiteti.

Ndërkohë në fakultetet e tjera situata është e zymtë. Janë plot 13 degë që mbyllen dhe 10 të tjera që shpresojnë tek raundi i dytë. Situata më katastrofike është në fakultetin e shkencave humane, ku  janë të sigurta për mbyllje pasi kanë nga 0 deri në 3 studentë të regjistruar degët: Histori dhe gjuhë gjermane, gjeografi dhe gjuhë italiane, gjuhë gjermane, gjuhë frënge, gjuhë italiane, gjuhë shqipe dhe rome, gjuhë shqipe dhe frënge, biologji kimi, matematikë fizikë, fizikë kompjuterike, matematikë informatikë, edukim qytetar, filozofi sociologji.

Situata duket jo e mirë në mjaft degë të tjera që kanë 5 apo 6 te regjistruar ndoshta ndonjë më shumë por që nuk kapin numrin 10 që shpresojnë pedagogët për siguri në hapje. Këto degë janë: Gjuhë shqipe dhe letersi, histori dhe gjeografi, gazetari, gazetari dhe gjuhë angleze, operator turistik të gjuhës gjermane, logopedi, arsim fillor, arsim parashkollor, psikologji, ekonomi turizëm.

Mesatarja 7.5 i ka dhënë një goditje të madhe Universitetit të Normales duke e çuar drejt zhdukjes mësuesinë në “Aleksander Xhuvani. Fakulteti i Edukimit ka situatë pesimiste së bashku me atë të Shkencave humane dhe të Shkencave të Natyrës. Fakulteti ekonomik dikur më i preferuari tani është në rënie të lirë. Fakulteti ku regjistroheshin çdo vit 900 studentë është në kuotën 185. As drejtësia e cila u reklamua aq shumë nuk i kaloi 50% te kuotave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME