Categories Lajme

Mbyllet burgu i Zaharisë, të dënuarit transferohen në Shënkoll

Të dënuarit e burgut të Zahasisë kanë nisur që të transferohen drejt Shënkollit, ku dy blloqe janë rikonstruktuar dhe përshtatur për këtë kategori. Ky proces do të zgjasë përgjatë dy ditëve në vazhdim duke bërë që në datë 29 nëntor burgu i Zaharisë të mbyllet.

Operacioni drejtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe do të shtrihet në dy ditë. Pak javë më parë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri me dije se rreth 200 persona që mbahen të izoluar në këtë godinë do të transferohen në Shënkoll nën administrimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në burgun e Zaharisë vuajnë dënimin të burgosurit që kanë probleme të shëndetit mendor ndërsa vendimi për mbylljen e tij është marrë për shkak të kushteve të këqija. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka inspektuar sërish sot në mëngjes ambientet ku do të akomodohen pacientët e Zaharisë, duke parë nga afër kushtet dhe masat e marra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME