Categories Lajme

Mbyllet call centeri në Tiranë pasi dolën 15 punonjës pozitiv

Një ditë pas konfirmimit të rasteve “ABC News” ka qenë pranë ambienteve ku kryente aktivitetin kjo kompani. Të martën ajo u mbyll me urdhër të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, pas zbulimit të punonjësve të infektuar.

Godina është dezinfektuar e gjitha pas konstatimit të rasteve, ndërsa fatmirësisht rezulton se në të nuk ka banorë,  të cilët do të rrezikonin të infektoheshin  “ABC News” mësoi nga  Inspektorati Shtetëror Shëndetësor se ky subjekt ishte kontrolluar edhe më parë dhe një pjesë  e punonjësve vijonin punën nga shtëpia.

Epidemiologët bëjnë të ditur se punonjësit e call-center kanë rezultuar të infektuar nga dy raste të mëparshme pozitive, kontakte të personave të tjerë. Dyshohet se numri i të infektuarve mund të jetë më i madh, pasi në call-center ka qindra të punësuar.

Por  në këtë godinë ushtrojnë aktivitet edhe biznese të tjera. Call centerat janë aktivitete të kategorizuara me protokoll të kuq për shkak të rrezikut të përhapjes,  por pavarësisht kësaj ata janë lejuar që të punojnë gjatë gjithë periudhës së pandemisë. Kompanitë call-center mbeten një ndër kategoritë e bizneseve me rrezik më të lartë për përhapjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME