Categories Bota, Lajme

Mbyllet hapësira ajrore mbi Alaskë, SHBA rrëzon një tjetër objekt fluturues misterioz

Një “objekt fluturues në një lartësi të madhe” u qëllua mbi Alaskë këtë të të premte njoftoi tha Shtëpia e Bardhë. Zëdhënësi John Kirby tha se objekti pa pilot ishte “me madhësinë e një makine të vogël”. Në atë moment ndodhej mbi një hapësirë me popullsi të rrallë. Presidenti amerikan Joe Biden mori vendimin për ta rrëzuar objektin, origjina e të cilit është ende e panjohur, tha Kirby. Kjo ngjarje vjen pasi SHBA-ja rrëzoi një balonë kineze mbi ujërat e saj territoriale të shtunën e kaluar.

Kirby shpjegoi se objekti mbi Alaskë po udhëtonte në një lartësi prej 12 mië metrash dhe përbënte një “kërcënim të arsyeshëm” për avionët civilë. Ai tha se objekti kishte rënë në ujërat e SHBA-së që aktualisht janë të ngrira, duke shtuar se zona e mbeturinave ishte “shumë, shumë më e vogël” sesa balona e rrëzuar javën e kaluar në brigjet e Karolinës së Jugut.

Zyrtarët e inteligjencës u vunë në dijeni të objektit të enjten në mbrëmje. “Ne nuk e dimë se kush e zotëron atë. Nëse është në pronësi të ndonjë shteti apo të korporatave apo private” – tha ai. Një avion luftarak i ishte afruar objektit dhe vlerësoi se nuk kishte njeri në bord. Me të marrë këtë informacion Biden mori vendimin për rrëzimin e objektit.

Sekretari i shtypit i Pentagonit, gjeneral brigade Pat Ryder konfirmoi se ishte një avion F-22 që rrëzoi objektin i cili po lëvizte me një shpejtësi të panjohur. Zyrtarët nuk kanë përcaktuar ende nëse objekti ishte i përfshirë në siunim dhe Kirby korrigjoi një gazetar që e quajti atë “një tullumbace”.

Ai nuk specifikoi vendndodhjen e saktë se ku u rrëzua objekti, por Administrata Federale e Aviacionit tha se kishte mbyllur hapësirën ajrore në veri të Alaskës. Asnjë objekt tjetër i një natyre kërcënuese nuk është identifikuar për momentin mbi SHBA, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME