Categories Kulture

Mbyllet me sukses takimi dyditor i “Kick-Off” për projektin CREATURES

Mbyllet me sukses takimi dyditor i “Kick-Off” për projektin CREATURES i cili u zhvillua në 22 dhe 23 Prill 2020. Ky takim i cili ishte planifikuar të zhvillohej në qytetin e Bolonjës në Itali, u zhvillua nëpërmjet një videokonference për shkak të masave të marra globalisht për parandalimin e përhapjes së pandemisë të shkaktuar nga virusi Covid – 19. Në projektin CREATURES, i cili mbështëtet nga programi Interreg V-B Adriatic Ionian ADRION 2014-2020, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore – Vlorë është partner së bashku me Qytetin Metropolitan të Bolonjës, Itali, i cili është dhe partneri Lider i këtij projekti, Rajonin Autonom Friuli Venecia Xhulias, Itali, Institutin e Planifikimit Urban të Republikës Sllovene, Slloveni, Parkun Shkencor të Patras, Greqi, Universitetin Ekonomik dhe Qendrën Kërkimore të Biznesit Athinë, Greqi, Agjensinë Rajonale për Zhvillim, Dubrovnik, Kroaci dhe Shkollën e Biznesit të Universitetit të Sarajevës në Bosnje Herzegovinë. Në këtë projekt marrin pjesë dhe 6 partnerë të tjerë të asociuar nga 5 vende të ndryshme ku për palën shqiptare merr pjesë Agjensia e Zhvillimit Rajonal AULEDA, Vlorë. #CREATURES #DRTKVlorë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME