Categories Lajme

Mbyllet pavioni/ Në gjinekologjinë e Elbasanit, 4 infermiere pozitive

Spitali Rajonal i Elbasanit është kthyer në një vatër të re të covid 19 pasi 4 infermiere në repartin e gjinekologjisë në këtë spital kanë rezultuar pozitive.

Gjithçka nisi kur një paciente mori shërbim në këtë pavion dhe më pas rezultoi pozitive çka bëri që të testohej personeli shëndetësor, 4 prej të cilëve tashmë rezultojnë të prekur dhe janë izoluar ndërkohë që në masat e para të marra është mbyllur reparti i aborteve në pavionin e Gjinekologjisë. Ndërkohë që testimet vazhdojnë këtu të dyshuar vazhdojnë të jenë edhe personel tjetër shëndetësor që kanë shfaqur shenja.

Nga testimet e 24 orëve të fundit pozitiv ka rezultuar një punonjës policie duke bërë që një tjetër vatër të shfaqet ne institucione, aty ku risku i përhapjes është më i madh. Edhe në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Elbasanit kanë nisur testimet. Në call center, aty ku një ditë më parë u identifikua një rast pozitiv me covid 19, deri tani nuk ka raste të tjera, të shpresojmë që ecuria të jetë e njëjtë.

Në valën e dytë të përhapjes së covid 19 në Shqipëri, vend që u bë vatra më e madhe e përhapjes së covid ishte QSUT. Tashmë e njëjta situatë po ndodh edhe në rrethe. Le të shpresojmë që spitali rajonal i Elbasanit të mos kthehet në një vatër të re të përhapjes së virusit, në këto vende ku njerëzit janë të detyruar të paraqiten për të marrë shërbim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME