Categories Lajme

Mbyllet Qafë Bota, kaos dhe në Kakavijë qindra shqiptarë e të huaj bllokohen në kufi

Dogana greke ka ndaluar përkohësisht hyrjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, për shkak të një problem me sistemin PLF, sistemi për kontrollin e formularit të detyrueshëm të udhëtarit në kushtet e pandemisë.

Kjo ka krijuar radhë të gjatë dhe vonesa në këto pika.

Shqiptarët mund të udhëtojnë drejtë Greqisë përmes pikat kufitare tokësore të Kakavijës dhe Kapshticës prej 1 korrikut. Por të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejtë Greqisë dhe nuk janë rezidentë duhet të plotësojnë 48 deri në 72 orë para udhëtimit, një formular online për të regjistruar të gjithë të dhënat e tyre dhe vendqendrimin në Greqi. Pas plotësimit të formularit online, udhëtari merr një e-mail konfirmimi me një barcode të cilin duhet ta tregojë para autoriteteve greke.

Udhëtarët nuk do të lejohen të kalojnë kufirin nëse nuk paraqesin këtë barcode.
Udhëtarëve nuk do t´i kërkohen testimet e Covid-19. Policia do të përzgjedhë rastësisht udhëtarët që do të testojë në kufi. Nëse rezultojnë të infktuar me Covid-19, ata janë të detyruar të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME