Categories Sport

Mbyllja e stadiumit nga koronavirusi nuk e frenon atletin shkodran të stërvitet

Atleti Franko Burraj po stërvitet në një nga rrugicat e qytetit të Shkodrës, që ngjitet drejt kalasë “Rozafa”. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, stadiumi i qytetit është mbyllur prej dy muajsh. Ndaj, nën drejtimin e trainerit të tij Bruno Rrotani, po vazhdon të stërvitet nëpër anekset e qytetit. Frankoja thotë se stërvitja në rrugë është e vështirë pasi i duhet të vrapojë në asfalt.

“Stadiumi është një pjesë e rëndësishme e stërvitjes tonë dhe, natyrisht, pista na mungon shumë, metrat 200 e 400 na mungojnë shumë dhe po punojmë t’i zëvendësojmë të paktën me vrapimet nëpër anekset e Shkodrës dhe fushat e futbollit, ku mund të stërvitemi”.

Krahas stërvitjes, gjatë këtyre dy muajve të kufizimit të lëvizjes për shkak të masave për mospërhapjen e COVID-19, Frankoja bashkë me trainerin dhe një grup sportistësh të Klubit Sportiv “Vllaznia” udhëtoi drejt zonës malore të Prekalit për t’u ardhur në ndihmë banorëve të një prej zonave më të varfëra të Veriut të Shqipërisë. Frankoja thote se udhëtimi drejt Prekalit ishte, si të thuash, pjesë e programit të tij stërvitor.

“Kur ne shpërndamë ndihma në Prekal aty pamë që edhe varfëria ishte më e madhe se në qytetin e Shkodrës. Aty kushtet nuk ishin të mira pasi mungonte edhe rruga automobilistike. Natyrisht u ndjeva mirë, pasi të bësh bamirësi është shumë mirë. Ishte një pjesë e stërvitjes, sepse ishte shumë e vështirë”. Periudha e pandemisë vazhdon të jetë mjaft e vështirë dhe e pazakontë, thotë traineri i Frankos, Bruno Rrotani. Megjithatë, Frankoja ka arritur të realzojë rreth 70 përqind të stërvitjes që kryen në një periudhë normale.

“Te them të drejtën, ka ndikuar shumë sepse pista është shumë e nevojshme për ne, sidomos rreth tre-katër herë në javë kur ne bëjmë përgatitjet speciale edhe kontrollet të cilat, në këto ambiente, nuk mund t’i bëjmë. Gjithsesi, ne jemi të përgatirur për çdo lloj situate dhe do të vazhdojmë përpara me shumë guxim”. Frankoja, thotë traineri Rrotani, është një i ri i ndejshëm ndaj problemeve sociale dhe një sportist elitar, që po i jep vlera sportit shqiptar edhe në arenën ndërkombëtare, pjesëmarrës në garat ndërkombëtare të atletikës në Spanjë, Francë apo ne Turqi. Ndaj, ai ka nevojë për më shumë mbështetje dhe sponsor që ta ndihmojnë për pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare.

“Përsa i përket këtyre tre viteve që kaluan, Franko Burraj ka thyer pesë rekorde kombëtare dhe, si te thuash, është sportist elitar. Vetëm për tre vjet, të thyesh pesë rekorde kombëtare, është një arritje shumë e madhe. Ne i kemi vënë vehtes objektiva për çdo vit dhe i kemi realizu ato. Shpresojmë që në të ardhmen Franko Burraj ka për të pasë një ecuri shumë të mirë”, thotë trajneri.

Periudha e pandemisë ka ndërprerë veprimtaritë sportive, brenda dhe jashtë Shqipërisë, por Frankoja thotë se vazhdon të stërvitet me intensitet dhe me synim pjsëmarrjen sa më parë në garat ndërkombëtare të atletikës duke nderuar fanelën kombëtare. “Ne po vazhdojmë stërvitjen për garat më të rëndësishme. Kemi kampionatin europian në salla të mbyllura si dhe kampionatin botëror në salla të mbyllura, të cilat do të zhvillohen në dimër. Dhe ne po përgatitemi për këto gara.”VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Masakrohet” Donnaroumma! Goditet me taka nga kundërshtari, 10 qepje në fytyrë

Monaco-PSG zgjati shumë pak për portierin e kampionëve të Francës, Gigio Donnarumma-s, i cili u…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Trajneri i Anglisë komenton shortin: Shqipëria mund të na befasojë, ka lojtarë shumë të talentuar

Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel, ka folur pas shortit të kualifikueseve të Botërorit. “Serbia dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Emri\ Futbollisti shqiptar ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare

Një lajm i rëndë ka ardhur nga bota e sportit, ku utbollisti i Vushtrrisë, Erjon…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

LISTA ME 27 EMRAT/ Sylvinho shpall skuadrën shqiptare të kompionatit evropian

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho bëri publike listën e futbollistëve të Kombëtares Shqiptare të futbollit…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Laçi-Flamurtari/ Shtangen vendasit, vlonjatët rikthejnë baraspeshën (VIDEO)

Laçi pret Flamurtarin në takimin e vlefshëm për finalen e “play-out”-it të Kategorisë Superiore. Fituesi…

LEXO ME SHUME