Categories Politike

Zbutet Putin, kërkon ndihmën e Amerikës dhe Britanisë

 Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, u ka dërguar telegrame presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson, duke thënë se duhet rindezur bashkëpunimi që këto shtete kanë pasur gjatë Luftës së Dytë Botërore për t’i zgjidhur problemet e sotshme. Kjo nismë e Putinit është e fundit nga një sërë kontaktesh me Washingtonin, me të cilin Moska dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet e ngatërruara rreth shumë çështjeve, prej akuzave për sulm kibernetik në zgjedhjet e SHBA-së e deri te lufta në Siri, shkruan Reuters.

Putini ua dërgoi telegramet dy aleatëve të Luftës së Dytë Botërore në 75-vjetorin e përfundimit të saj. Rusia, e cila shënon dorëzimin pakusht të Gjermanisë naziste më 9 maj, është detyruar të zvogëlojë festimet për shkak të koronavirusit. Në mesazhin për Trumpin, Putini tha se Rusia dhe SHBA-ja  ndodheshin para sfidave të përbashkëta globale. “Shtetet tona mund të bëjnë shumë për të siguruar siguri dhe stabilitet ndërkombëtar”, ka thënë Putin. Putin i tha kryeministrit britanik, Johnson, se uniteti i aleatëve gjatë Luftës së Dytë Botërore është i nevojshëm edhe sot, dhe se kujtimi i atyre viteve duhet të ndihmojë në përmirësimin e lidhjes mes shteteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME