Zv. kryeministri Erion Braçe trumpetoi me të madhe dje mbylljen e kompleksit Taiwan për mos lëshim të kuponit tatimor për herë të dytë radhazi. Ai tha se ka marrë fund koha kur gjërat zgjidheshin me telefon.
Braçe deklaroi:
‘Nga sot në Tiranë nuk zgjidhen më gjërat duke i rënë kërkujt në telefon. Kështu që mbyllur kafeneja, mbyllur restoranti në katin e parë, mbyllur restoranti në katin e dytë, mbyllur kazinoja! Mbyllur të gjitha!’
Faktikisht rezultoi se bari dhe restoranti ishin mbyllur, por kazinoja vijonte punën normalisht. Kjo për shkak se kazinoja ka NIPT tjetër nga bari dhe restoranti. Pra kjo do të thotë, se Braçe nuk e paraqiti informacionin e plotë.
Për më tepër ai vijon me reagimet në rrjetet sociale me komentuesit. Këto të fundit e kanë quajtur mashtrim deklaratën e Braçes dhe show. Zv. kryeministri më pas, siç bën rëndom në rrjetet sociale, ka filluar të ofendojë komentuesit, duke i quajtur, budallenj apo injorantë.
Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania, një foto nga biseda e Braçes me komentuesit, ku bie në sy fjalori i tij i kulluar. Zakonisht ofendimi njihet si rruga më e shkurtër, për ato që nuk kanë argumenta. Edhe kësaj here Braçe u kap keq dhe duke mos ditur çfarë të thotë, kaloi tek ofendimet.

