Categories Lajme

“Mbyllje e dytë për Austrinë”, kancelari Kurz prezanton planin

Pasi disa shtete europiane kanë vepruar, masa të reja për të frenuar përhapjen e mëtejme të koronavirusit ka prezantuar edhe Austria. Ky shtet ka thënë se ka ndërmend të mbyllet pjesërisht, ku për katër javë, sektori i gastronomisë do të mbyllet, ndërkaq aktivitetet kulturore dhe sportive do të ndalohen. Banorët do të duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre nga ora 20:00 deri në orën 06:00, shkruan Rel.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz tha se masat e reja do të hyjnë në fuqi ditën e martë dhe do të zgjasin deri në fund të muajit nëntor. Baret dhe restorantet gjatë kësaj periudhe mund të punojnë me porosi, ndërkaq hotelet do të mbyllen për turistët. Kompanitë që do të preken nga kjo mbyllje do të kompensohen deri në 80 për qind të fitimeve të tyre që kanë pasur nëntorin e kaluar, por me kushtin që ata të vazhdojnë të mbajnë në punë punëtorët e tyre, tha kancelari austriak.

Po ashtu, në Austri do të ndalohen vizitat nëpër shtëpi, me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit në ndejat private që mund të organizojnë qytetarët. Banorët po ashtu inkurajohen që të punojnë nga shtëpitë.

Kancelari Kurz i përshkruajti masat si “mbyllje të dytë”, por masat e reja janë më të lehta se ato që ishin marrë në fazën e parë të pandemisë. “Nëse nuk do të marrim këto hapa së bashku… ne rrezikojmë të përjetojmë atë që po shohim në shtetet tjera”, tha Kurz, duke shtuar se e di që njerëzit janë lodhur nga masat kufizuese.

Në Austri, shkollat do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura dhe po ashtu sallonet e floktarisë dhe dyqane të tjera joesenciale do të vazhdojnë punën. Në shtatë ditët e fundit, Austria ka raportuar 300 raste për 100 000 mijë banorë. Në total, në këtë shtet prej 8,9 milionë banorësh, janë regjistruar 106,000 raste me koronavirus, ku 1 097 pacientë kanë vdekur që prej fillimit të pandemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME