Categories Lajme

Me 168 km/h para hundës së policëve, ndjekje ‘Hollivudi’ në aksin Tiranë-Durrës

Eshtë vënë në ndjekje mbrëmjën e së premtes, në autostradën Tiranë – Durrës, ndaj një të papërmbajtshmi në llojin e tij: Një burrë 32 vjeç qarkullonte me shpejtësi 168 km në orë përpara hundës së Policisë. Ai, jo vetëm që nuk i ndaloi thirrjes së efektivëve, por e shtoi shpejtësinë, aq sa ata u detyruan të vihen në ndjekje të tij duke rrezikuar edhe shoferët e tjerë që qarkullonin në atë aks.

Pasi u detyrua nga policia të ndalonte, u zbulua se 32-vjeçari kishte një arkivë gjobash të papaguara: 6 të tilla të kohëve të fundit. Kësisoj, ai u bë një ndër ata të15-të që iu hoqën patentat mbrëmjen e djeshme për shpejtësi nga 141km/h deri në 168 km/h dhe që morën edhe 21 gjoba për manovra të rrezikshme në rrugë. Si çdo fundjavë, Policia Rrugore kishte dalë me shërbime të mirëorganizuara, me patrulla në distancë është monitoruar trafiku rrugor në të dyja kahet e lëvizjes në hyrje dhe dalje të Tiranës si çdo fundjavë.Policia Rrugore bëri thirrje në rrjetet sociale pas këtij rasti: “Kujdes.

Shoqëria të pret, ndërsa shpejtësia të vret, ndaj mos nxito të arrish fundin, trego durim në drejtim, respekto normat e sjelljes në rrugë, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, binduni urdhrit të Policisë Rrugore për ndalim, pasi patrulla tjetër të pret më tej. Denonco dhe në Komisariatin Digjital, apo në numrin 112, çdo paligjshmëri dhe shkelje që cënon sigurinë rrugore.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME