Categories Lajme

“Po bëhet pjesë e…”/ Muç Nano kritikon veprimin e këngëtares

Analisti i njohur Mustafa Nano kritikon veprimin e këngëtares shqiptare Dua Lipa, e cila publikoi flamurin e Shqipërisë Etnike në faqen e saj në Instagram. Nano, në monologun në emisionin e tij, vlerëson rolin e Dua Lipës për promovimin e vlerave shqiptare, duke e quajtur atë si “këngëtarja më e madhe në botë”.

Megjithatë Nano tha Dua Lipa “duhet të na i kishte kursyer këtë gjë”, pra postimin e flamurit. Sipas tij Dua Lipa bëhet pjesë e lojërave politike dhe një iniciative ndërkombëtare, që së fundmi është manifestuar edhe në Hagë, për të vendosur një simetri mes vendeve të Ballkanit.

Pjesë nga monologu i Nanos: Kërkesa e Dua Lipës është absolutisht e drejtë. Por ajo nuk u ndal me kaq, të nesërmen ajo publikoi në instagram hartën e Shqipërisë Etnike, që sytë tanë e panë kur u ngrit në Beograd. Pas kësaj ajo inicioni një peticion online, ndërmjet të cilit i drejtohet Apple të përfshinte Kosovën në hartë. Do ta nënshkruaja edhe unë me kënaqësi.

Dua Lipa është një këngëtare e madhe, për mua është këngëtarja më e madhe në botë. E them këtë jo si shqiptar, por si konsumator i muzikës. Por ajo nuk është vetëm kaq, unë e kam ndjekur herë pas here dhe kam vënë re që është një vajzë plot klas, inteligjente. Mua më pëlqen kur ajo nuk ngurron të manifestojë ato sentimentet e veta patriotike.

Dua Lipa, në rastin konkret, e vetme, internacionalizioi një çështje. Diplimacia klasike edhe sikur të aktivizohej me kapacitet të plotë nuk do të mundej ta internacionalizonte këtë çështje.

Por Dua Lipa duhet të na kursente këtë gjë, ajo nuk duhet të bënte lojëra politke. Dhe me hartën ajo ka bërë lojëra politike. Me këto lojëra ajo dëmton edhe imazhin e vetë. Por jo vetëm kaq, me tentativa për të bërë lojëra politike, ajo ushqen një lojë që ka filluar jashtë nga faktori ndërkombëtar për idenë e një lloj simetrie në Ballkan. Është një ide që është manifesuar qartazi në Hagë. Një ide që serbët kanë bërë krime, por ja paskan bërë edhe shqiptarët, dhe jemi 1 me 1. Pra një ide e gabuar simetrie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME