Categories Lajme

Me 170 km/h në autostradë ndiqet nga Policia: hiqen 15 patenta brenda natës

Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle gjatë tërë natës së të premtes deri në orët e para së të shtunës në autostradën Tiranë-Durrës, në të dyja anët e saj.  Rezultati i kontrolleve të shtuara në fundjavë ka qënë shumë i keq dhe duket se shoferët nuk duan t’u binden rregullave duke ecur me shpejtësi deri në 170 km n/h. Një ndër ta më trimi, 25 vjeç, që theu rekordin e të gjithëve më këtë shpejtësi, as nuk iu bind patrullës për të ndaluar, ç’ka detyroi policët ta ndjekin derisa ta kapin.

15 patenta u hoqën brenda natës. Policia rrugore njoftoi se “vijon kontrolli me radar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara Pavarësisht kontrolleve të shtuara në këto akse, jo vetëm në fundjavë por çdo ditë, ka akoma shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në 1:00 të mëngjesit të së shtunës janë evidentuar nga kontrolli me radar shpejtësi nga 141 km/h deri 170 km/h. .25 vjeçari, me shpejtësi 170 km/h u kap gjatë ndjekjes nga patrullat e Policisë Rugore pasi nuk ndaloi kur punonjësi i Policisë i bërë shenjë ndalimi. 15 Leje drejtimi u pezulluan për shpejtësi deri në dyfishin e limit të lejuar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë.”

Policia e përfundoi deklaratën e sot me thirrjen: “Mos nxitoni për të arritur fundin.  Shpejtësia jetë. Shijoje fundjavën, por respekto rregullat e qarkullimit, se pastaj do të vuash mungesen e patentës në rastin më të mirë dhe humbjen e jetës në rastin më të keq.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME