Categories Lajme

Me 2 gra dhe 7 fëmijë, njihuni me shqiptarin e lumtur: I ndaj nga 5 ditë secilën

Kjo është historia e pazakontë e Iliaz Laskaj nga Peshkopia, i cili në vitin 2001 Iliazi u martua me Anifën, por në vitin 2005 ai lidhi një kurorë të dytë me Manushaqen. Iliazi ka 7 fëmijë dhe pret që sëshpejti të bëhet baba për herë të 8. “Martesa ime e parë qe me Anifen, por nuk po bëheshim prindër kështu vendosëm që në familje të merrnin edhe Manushaqen. Sot të dyja janë nëna, Anifja na bëri për herë të parë prindër. “, thotë Iliazi.

GAZETARJA: Anife si e prite vendimin e Iliazit? A.LASKAJ: Kur më tha që do mar nuse tjetër pasi unë nuk bëja fëmijë, i thash Iliazit unë nga këtu nuk iki. Kështu vendosëm që të vinte Manushaqja, deri më tani shkojmë shumë mirë. GAZETARJA: Manushaqe si ishte dita e parë nuse në këtë shtëpi. Çfarë mendove kur more vesh që Iliazi e kishte një grua në shtëpi?

M.LASKAJ: Unë jam ndjerë shumë mirë që në ditën e parë. Kur më thanë që Iliazi ishte i martuar nuk mendova gjë. Për herë të parë Iliazin dhe Anifën i pashë kur erdhën më kërkuan dorën. GAZETARJA: Si i ndani punët bashkë? M. LASKAJ: Deri më tani nuk i ndajmë punët kush ka fuqi i bën.

GAZETARJA: Iliaz kë do më shumë nga dy gratë? I.LASKAJ: Të dyja i dua shumë, nuk ka dallim. GAZETARJA: Si i ndan? I.LASKAJ: Me radhë. 5 ditë njëra 5 ditë tjera. GAZETARJA: Ndodh që të flesh me ndonjërën 6 ditë? I.LASKAJ: Po ndodh pasi ka raste sëmuret ndonjëra. GAZETARJA: A bëhen xheloze? I.LASKAJ: Po të ishin bërë xheloze nuk do të rrinim 13 vite bashkë.

Selishta, ky fshat i largët 6 muaj të vitit është i bllokuar nga bora. Të ardhurat e familjes ai Ii siguron nga bimët medicinal që ndodhen në mal. Jeta për 11 anëtarët e kësaj familje është vështirë. Vajza më e madhe e shtëpisë Blerina, veten e shikonte gjithmonë si mësuese. Sot ajo duhet të ishte në vitin e parë të shkollës së mesme, por gjendje ekonomike e ndërpreu ëndërrën e saj në mes. Në emër të familjes 13 vjeçarja kërkon ndihmë. “ Unë jam Blerina duhet të isha në shkollë të mesme por babi nuk ka para të çojë në Peshkopi për të vazhduar shkollën. Lutem që dikush të na ndihmojë. “

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me tre fëmijët e zhdukur prej disa ditësh, njëri prej të miturve gjendet i pajetë në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me tre fëmijët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë…

LEXO ME SHUME