Categories Kulture

Më befasove, Hariz, ! Nga Sejmen Gjokoli

Më befasove, Hariz, ! Nga Sejmen Gjokoli  -pas një vizite rastësore në Kantinën “Dukat” të Haris Kapoj- Kisha plot 13 vite pa dalë në ato anë. Aty përmidis fushës së Dukatit, ku pak më tej nis e merr lartësi Karaburuni.

Aty ku Haris Kapoj ka ngritur “perandorinë” e tij familjare të kultivimit të vreshtarisë e produkteve lëngësore të rrushit. Për herë të parë e vizitova në një ditë pranvere të vitit 2009, pas pak ditësh në Vlorë do të niste rrugëtimin Aulona Folk Festival.

Kisha parë vënde të europës, në festivale folku, që organizatorët në axhendat e ditë qëndrimit planifikonin hera-herës edhe vizita në kantina vëndase ku festivalistët kthenim edhe nga një gotë a më shumë e na mbetej në mëndje.

Mustafa Dedenika, aso kohe kryetar i shoqatës së Dukatit më tregoi për ekzistencën e një të tille në Dukat dhe me të shkova për ta parë e folur.

U tregua i gatshëm, ju pres sa të jeni – na thotë i zoti, Harizi.

Mos më kurseni, i thotë Mustafait edhe si bashkëfshatarin e tij.

Në fakt nuk e planifikova në guidën e festivalit, mu duk fare e vogël kantina po dhe mjedisi buzë përroi thuajse pa vënë dorë..

Bëhej fjalë t’ja behje me rreth treqind festivalistë nga ballkani e europa… Nuk vajta me festivalistët por mbetëm miq të mirë dhe nëpër panaire të ndryshme organizuar prej Vlore në kryeqytet e përcillja jo pa entusiazëm rritjen cilësore të kantinës së tij…

Përpara pak ditësh më telefonoi e mu kërkoi ta ndihmoja me një grup folku të valles mbasi do të kishte për darkë një grup teknologësh dhe specialistë ukrahinas të prodhimit të verës.

Do të dekustonin varietetë e produkteve por do të provonin edhe kulinarinë bio të zonës. Në mbrëmjen e caktuar shkova dhe vetë, të shikoj ç’bëhet-thashë.

Shkoja pas trembëdhjetë vitesh po tjetër gjë gjeta. Thuajse kishte qenë në përfytyrimin tim se si duhej të ishte për ta vizituar një dekadë e ca më parë.

Mjedise të kuruara mirë, ambiente për të qëndruar e dekustuar produktet e kantinës por pse jo edhe për të shijuar një drekë apo darkë me prodhime të zonës.

E pashë këtë edhe në sytë e sjelljen e vizitorëve të ardhur nga larg të cilët e shfaqnin hapur kënaqësinë për verën e mirë, gatimet tradicionale të një prej zonave më etnokulturore të vendit, por edhe magjinë e folkut shqip. Më befasove por edhe më mrekullove, Haris Kapoj ! Nga Sejmen Gjokoli

 

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME