Categories Lajme

Më bëj deputet! Denar Biba merr letrën e çuditshme

KQZ ka protokolluar ditën e sotme një shkresë të cuditshme. Shkresa e siguruar nga gazetarja Esiona Konomi, është një kërkesë e qytetarit Tasim Emin Mehmeti nga Vlora me banim në Tiranë

Me anë kësaj kërkese drejtuar KQZ Z. Tasim Mehmeti ka kërkuar mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas tij kjo kërkesë është e bazuar në ligjin 10019 të datës 29.12.2008.

Ja çfarë thotë ai me kërkesën e tij:

“I nderuar kryetari i KQZ  Denar Biba!

Unë Kërkuesi Tasim Mehmeti kam kandiduar për deputet në Kuvendin e Shipërisë nga Lista e partisë politike “Sfida për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës. Sipas listës shumëemërore në qytetin e Vlorës kam qenë i dyti në listë.

Kërkesa ime për dhënien e mandatit të deputetit në Republikën e Shipërisë është si më poshtë:

Si pasojë e vendeve vakantesepse parlamenti ka mangësi në numra si deputet, që duhet të jenë në parlamentin shqiptar 140 deputetë, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

-Dhënia e mandatit tim sipas ligjit të Kodit Zgjedhor i shërben parlamentarizmit, demokracisë funksionale për shtetin ligjor dhe funksional.

-Kërkesa ime është e bazuar për të qenë deputet i Kuvendit të shqipërisë është si pasojë e largimit të opozitës nga parlamenti dhe është një detyrim për tu plotësuar nga ana e KQZ.

-Kërkoj mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë për z. Tasim Emin Mehmeti”.

Tasim Mehmeti në fakt për të qenë më zyrtar dhe më i bazuar në kërkesën e tij, e ka firmosur dhe vulosur atë edhe me avokat.

Në Kuvend janë 18 vende bosh për shkak të ezaurimit të listës së PD-LSI./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Europa projekton të ardhmen me Inteligjencë Artificiale, Rama bën propagandë me Diellën

Në momentin kur bota po hyn në një garë të re industriale, atë të Inteligjencës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më goditën pas koke”/ U dhunua në Vlorë, ja si paraqitet gjendja e Kujtim Cakranit

Avokati, Kujtim Cakrani, është dhunuar mesditën e së dielës (8 Shkurt), në ambientet e një karburanti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Gjermania në Itali për të grabitur picerinë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

Një tentativë për vjedhje me thyerje gjatë natës në Rovato të Italisë, përfundoi me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U dhunua nga dy persona në Vlorë, flet avokati Cakrani: Më goditën pas koke

Kujtim Cakrani, avokati  dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani, përfundon në spital

Avokati Kujtim Cakrani, është dhunuar ditën e sotme në Vlorë dhe është dërguar për mjekim…

LEXO ME SHUME