Categories Lajme

“Me Blerinën u njohën me shkuesi”/ Motra e Pëllumb Metës: U dha fëmijëve shkollën e krimit, psikopatia…

Mbetet ende mister motivi i vrasjes së 50-vjeçarit Pëllumb Meta nga Shënavlashi i Durrësit, për të cilin akuzohen si autorë dy fëmijët e tij, Hygerta dhe Hysen Meta, ndërsa djali tjetër Amarildo Meta dhe  bashkëshortja e viktimës Blerina Meta akuzohen si bashkëpunëtorë në fshehjen e gjurmëve të krimit.

E ftuar në emisionin “Me zemër të hapur”, motra e viktimës Lutfie Muka u shpreh se Blerina Meta s’mund të hedhë baltë mbi vëllain e saj, teksa shtoi se 51-vjeçari nuk ulej për të ngrënë bukë pa fëmijët e tij. Ajo theksoi se Pëllumb Meta e ka mbajtur vajzën e vogël, Hygertën, në prehër deri kur ishte 18-vjeçe.

Motra e Pëllumbit ka deklaruar se viktima ka qenë një njeri familjar që punonte shumë për të siguruar jetesën për familjen. Gjithashtu ajo ka treguar se ata janë njohur me shkuesi, teksa e akuzon se ajo e kishte ndarë bashkëshortin nga të afërmit, po ashtu edhe fëmijët e tyre.

Ndër të tjera, ajo e cilësoi Blerina Metën si monstër, pasi sipas saj “u ka dhënë fëmijëve shkollën e krimit”, ndërsa shtoi se vëllai në dijeninë e saj, nuk e ka dhunuar.

Lutfie Muka: Monstra dhe familjarët e saj (Blerina) nuk mund të hedhin baltë mbi vëllain tim dhe familjen tonë. Në syrin tonë kishin marrëdhënie të mirë. Hygerta deri 18-vjeçe është rrit në prehrin e babait, jo ti mbante nën mbikëqyrje. Nuk ulej në tavolinë për të ngrënë pa fëmijët.

Vëllai im ka qenë punëtor, i urtë, i sjellshëm, familjar ne maksimum. Nuk mund të jesh baba i mirë vetëm kur je 24 orë me fëmijët, sepse dikush duket të punonte. Blerina ka pasur në dorë të gjithë kohën e mundshme për t’i kthyer nga vetja fëmijët. Ka qenë ajo që i rriti sepse vëllai im ka punuar ditë e natë që t’i siguronte jetesën. Ai kishte parë botë me sy, kishte emigruar që me eksodin e parë dhe u kthye vetëm kur na ndërroi jetë nëna. Me Blerinën janë njohur me shkuesi.

Më 1 shkurt kemi pasur një fatkeqësi, atje jemi takuar për herë të fundit se unë jetoj në Holandë. Në mort djali i vogël, Amarildo s’ka qenë, ndërsa ishte monstra, vajza e vogël, vajza e madhe dhe vëllai. Dukeshin normal, sepse ishim për hall tjetër aty. Blerina jo vetëm që nuk mori pjesë në varrimin e babait tonë që ndërroi jetë gati 1 vit më parë. Blerina i ka shërbyer babait tim derisa nëna ime mbylli sytë, por pasi ajo vdiq nuk i ka vendosur njëherë bukë në tavolinë. E ka detyruar babin tim të ikë prej shtëpie, babai ka qenë më vlera, se duronte dot atë sjellje. Iku bëri një kasolle, qëndroi i vetëm atje për rrethanat që kishte në shtëpi”, tha motra e Pëllumb Metës.

Blerina i ka dhënë mësim kalamajve të vetë, shkollën e krimit. Nuk ka dhënë mësime private. Si i paska dhënë? A ishte vëllai kaq i dhunshëm kur kjo paska qenë kaq e lirë me dhënë mësim dhe ta shihnin këta që vinin dhunën. Nuk e linin tv, telenovelat, intrigat. Nuk e ka pengu vëllai më hap perdet atë, ka pas gjithë lirinë e botës.

Pyetje: Pse nuk punonte?

Lutfie Muka: Këtë zgjidhje kishin gjet. Ajo rriti kalamajtë dhe ashtu qe mësuar duke ndejt. Ashtu e kanë pasur jetesën, vëllai punonte.

Pyetje: Blerina dhe fëmijët kanë pasur marrëdhënie e ftohtë me xhaxhain, Ramazanit, veç ti hyje në shtëpi. Thuhet se ke çuar miq të huaj tek shtëpia e Pëllumbit për ti shëtitur në të gjithë Shqipërinë. Si ishte sjellja e saj dhe fëmijëve.

Lutfie Muka: E ftohtë. Debate të rangut të lartë s’kemi pas. Një herë një kërkesë i kam bërë kur ishte vëllai në Itali, se kjo nuk i linte fëmijët të rrinin më fëmijët e vëllait tjetër. E shqetësonte shumë nënën tonë. Më tha nëna që nusja s’mi lë fëmijët me lujt me njëri-tjetrin. Më vrau kjo. Më pas folëm prapë dhe folëm në telefon, i thash po të kërkoj si grua ‘a ka mundësi që këto pakënaqësitë me i lënë mënjanë’ se duke mos shku mirë ndahen vëllezërit. Kjo pa u mendu dy herë më tha ‘shif punët e tua, s’ka nevojë me fut hundët tek familja’. Unë isha larg. Fëmijët nuk i ka lënë asnjëherë. Ka 4 fëmijë të Pëllumbit dhe të Ramazanit nuk i ka lënë bashkë. Vinin fëmijët e mi nga Hollanda, donin më shku në plazh, o do shkonin me një palë ose më të tjerët. Që në fillim të hershme ajo ashtu ka qenë, mostër, por ne se kemi parë. Ajo ka shku te shkolla, i ka thënë mësuesve mos ma leni gocën të ulet me kushërirën. Çfarë problem kishte kjo? Që në fillim e ka pasur këtë psikopati. Ajo bënte punën e vet, sa më larg ta mbante familjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ekzekutoi dy vëllezërit shqiptarë dhe mikun e tij, ja kush është autori i vrasjes së trefishtë në Malin e Zi

Detaje të reja kanë dalë nga vrasje e trefishtë në lagjen “Aeroporti i Vjetër”, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ “Zemra e mamit, deri ku je?”, nëna e mësuesit nga Devolli: E gjetëm pas 7 orëve në rrugë, shkonte për dy nxënës se i donte shumë

Vdekja e papritur dy ditë më parë e mësuesit nga Devolli, Alban Bejleri, ka tronditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U plagosën rëndë pas shpërthimit të granatës, kush janë dy të rinjtë nga Memaliaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Majkosh të Bashkisë Tepelenë, ku dy persona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jetë luksi në hotele me katër yje dhe shpërndarje kokaine me skuter elektrik! Arrestohet ‘turisti’ shqiptar në Itali

Jetonte në hotel me 4 yje dhe shpërndante drogë me skuter në bregdetin e Italisë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Axhenda/ Mediat greke: Rama viziton Athinën këtë javë! Fjalim në Delphi dhe takim me Mitsotakis?

Mediat helene shkruajnë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të nisë një vizitë disa-ditore…

LEXO ME SHUME