Categories Sport

“Me Brojën në fushë nuk do të dilte 4 plus”, Sokol Kushta: Nuk është rastësi që Reja bën fushatë për presidentin e FSHF-së

Sokol Kushta, një nga legjendat e futbollit shqiptar, ka thumbuar drejtpërdrejt trajnerin e Kombëtares shqiptare, Edy Reja, si dhe presidentin e FSHF-së. Në një status në profilin e tij në Facebook, Kushta shkruan:

Që Broja është lojtar klasi, nuk ka nevojë ta them në këto momente…Thjesht tani unë po e shijoj këtë djalë, duke e parë çdo 3 ditë. Por “kënaqësia” më e madhe që po shijoj është lëpirja qe po i bëjnë shumica e gazetarëve, që ishin kundër para dhe pas ndeshjes në Londër.

Ishin ata që dolën pro trajnerit dhe presidentit…dmth kundër Brojës. Unë isha i sigurtë që po të qe në fushë, Broja pjesa e parë nuk do dilte 4 plus. Dhe zgjidhja qe ulja në tribunë me preteksin që Broja është kapriçoz.

Dhe nuk është rastësi që trajneri i Kombëtares del dhe bën fushatë për presidentin e FSHF-së. Veprim absurd! Nuk e di në cilin shtet do ndodhte kjo gjë që trajneri i Kombëtares të bëjë fushatë për presidentin e futbollit.BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Guardiola: Tifozët e Manchester United duhet të ndihen të turpëruar për fyerjet ndaj nënës së Foden

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka dënuar ashpër sjelljen e disa tifozëve të Manchester…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Përplasje e dhunshme në derbin Partizani-Tirana, lëndohen disa efektivë policie (VIDEO)

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës ka nisur me një sherr masiv në tribuna mes mbështetësve…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Çfarë i ndodhi Brojës? Sulmuesi shqiptar largohet me barrelë nga fusha

Në ndeshjen e FA Cup kundër Peterborough, 23-vjeçari shqiptar u fut si zëvendësues, teksa në…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“Masakrohet” Donnaroumma! Goditet me taka nga kundërshtari, 10 qepje në fytyrë

Monaco-PSG zgjati shumë pak për portierin e kampionëve të Francës, Gigio Donnarumma-s, i cili u…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Trajneri i Anglisë komenton shortin: Shqipëria mund të na befasojë, ka lojtarë shumë të talentuar

Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel, ka folur pas shortit të kualifikueseve të Botërorit. “Serbia dhe…

LEXO ME SHUME