Categories Showbiz

“Më dhatë kurajë për me luftu kur hera-herës më humbnin edhe shpresat” mesazhi i ndjerë i Justina Aliajt

Pasi fitoi betejën me covid-19, Artistja e njohur shqiptare Justina Aliaj i është drejtuar me një mesazh miqve dhe mbështetësve të saj.“Më keni dhënë lumturi të përjetuar si kurrë!!! Ju më dhatë kurajë për me luftu në ato ditë vendimtare, ku hera-herës më humbnin edhe shpresat, ndërkohë që mjekët bënin të pamundurën për të më mbajtur në jetë” shkruan Aliaj. Mesazhi Më keni dhënë lumturi të përjetuar si kurrë!!!

Dhe sa e madhe ishte ajo lumturia nga aty ku ndodhesha unë!!! Ju më dhatë kurajë për me luftu në ato ditë vendimtare, ku hera-herës më humbnin edhe shpresat, ndërkohë që mjekët bënin të pamundurën për të më mbajtur në jetë. Ishin urimet, ai interesim i jashtëzakonshëm që treguat për mua, dhe dashuria e pasioni im i madh, më i madhi pasion i jetës sime me u shfaq para jush me atë ç’ka Zoti më kishte dhuruar, e që unë jua dhurova Juve gjithë jetën.

Zoti i dëgjoi lutjet tuaja, edhe të miat, Ai i pranoi lutjet tuaja, sepse fortësisht, Ai e besoi këtë lidhjen tonë sublime. Unë sot jam Covid-19 free! Uroj që Shqipëria dhe bota mbarë, me u shëru sa më shpejt nga kjo sëmundje shfarosëse. Të gëzojmë në këto fundvit festash me sa më pak dhimbje e lot! GEZUAR ky Vit i Ri 2021! Ardhtë i bardhë për shumë e shumë motmote!

Për çdo vjet e ma me zemër të mirë!  Së fundi miqtë e mi fort të shtrenjtë, a mos harrova të ju them se: edhe një 100 herë të lindja, e me gjithë peripecitë, unë Artin do të zgjidhja! Siç thotë Kipling- Dhe kjo na qenka më e bukura! Mirënjohje e thellë! E juaja, Justina Aliaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME