Categories Lajme

Lezhë/ Kishte parkuar furgonin në anë të rrugës, adoleshentët ia marrin dhe ikin në drejtim të paditur

Policia e Lezhës ka ar restuar dy persona të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një furgon të parkuar në kryqëzimin e Shëngjinit. Në prangat e organeve ligjzbatuese kanë rënë shtetasit E. J., 19 vjeç  dhe A. G., 17 vjeç, të cilët u ndaluan në flagrancë në vendin e quajtur “Kune”, Shëngjin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i plotë i policisë: Lezhë Vodhën një mjet furgon, falë reagimit në kohë të Policisë ar restohen në flagrancë autorët.

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi A. D. se në stacionin në kryqëzimin e Shëngjinit i kishin vjedhur mjetin tip furgon që e kishte lënë të parkuar, menjëherë shërbimet e Policisë të Komisariatit Lezhë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e mjetit. Falë punës së mirorganizuar, Policia ka bërë të mundur që brenda një kohë të shkurtër të identifikojë dhe të arrestojnë në flagrancë dy autorët, si dhe të bllokojë automjetin e vjedhur.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë, në vendin e quajtur “Kune”, Shëngjin, shtetasit: E. J., 19 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin dhe A. G., 17 vjeç, banues në Lezhë. Pas verifikimit të dokumentacionit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se të dy këta shtetas drejtonin mjetin pa leje drejtimi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “V jedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME