Categories Lajme

“Do të na fusin mikroçipa”, New York Times ‘zbulon’: Ja 10 përbërësit e vaksinës anticovid

Gazeta e famshme amerikane, “The New York Times”, ka ironizuar me teoritë konspirative kundër vaksinave të koronavirusit, duke raportuar se vaksina e kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech” nuk përmban mikroçipa. Ajo më pas i ka treguar të gjithë përbërësit e vaksinës që ka sjellur shpresë në tërë botën. Vaksina e këtyre kompanive ka gjithsej 10 përbërës. Përbërës aktiv është një molekulë e quajtur “ARN-ja lajmëtare” ose mRNA, e cila përmban udhëzime gjenetike për proteinën e koronavirusit të quajtur majë.

Molekula RNA i udhëzon qelizat njerëzore që të prodhojnë maja. Kjo e ndihmon organizmin që të njohë një ndër tiparet e virusit dhe kështu virusi të njihet dhe të pengohet, nëse përpiqet të formojë infeksion, shkruan The New York Times. Vaksina e Pfizerit ka edhe nëntë përbërës tjerë: -Katër lipide: Kolesterolin dhe tri lipide me emra shumë të ndërlikuar kimikë që formojnë një balonë mbrojtëse rreth mRNA-së

-Sakarozë (sheqer i zakonshëm) -Katër kripëra: klorur të kaliumit, fosfat monobazik të kaliumit, dihidrat fosfat të sodiumit dhe kripë Asnjëri nga këta përbërës nuk përmban mikroçipa dhe as nuk u ngjan atyre. Ata janë përbërës të zakonshëm kimikë që gjenden në vaksina dhe ilaçe të ndryshme që janë përdorur për një kohë të gjatë. Kripërat në vaksinë e ndihmojnë që përmbajtjen e saj ta lidh me mjedisin e organizmit të njeriut, i cili e përmban përzierjen e vet të kripërave natyrale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME