Categories Lajme

Bledi Çuçi në krye të Ministrisë së Brendshme, Artan Hoxha jep detajet

Gazetari, Artan Hoxha ka folur  në një intervistë për “Abcnews” për lëvizjen brenda kabinetit të qeverisë Rama 2 , ku kryeministri i vendit, Edi Rama vendosi që Ministria e Brendshme të drejtohej nga Bledi Çuçi, ndërsa në krye të Ministrisë së Bujqësisë të emërohej Milava Ekonomi. Hoxha u shpreh për Çuçin se ai nuk e ka të panjohur detyrën, pasi që në nisje të karrierës së tij ka qenë oficer i policisë gjyqësore. Gazetari rrëfeu se ministri i brendshëm i dekretuar dje, Bledi Çuçi në kohën që ishte “OPGJ” pranë prokurorisë së Tiranës e ka marrë në pyetje për 2 nga 3 paditë që ishin ngritur nga qeveria e kohës, vitit 2000 kundër tij.

Unë jam çuditur pse Çuçi u zgjodh ministër Bujqësie, jo i Brendshëm. Mes atyre që ka Rama në kabinet, është më optimali për ta çuar në atë dikaster. Sepse në CV-në e tij, kanë thënë ku ka punuar është marrë me reformën zgjedhore, etj, por Çuçi ka qenë oficer i policisë gjyqësore sapo ka mbaruar gjyqësorin, pranë prokurorisë së Tiranës. Mua më ka rastisur se kam pasur 3 padi, 2 që janë ndjekur direkt nga Çuçi, nga kryeministri i vendit, zv/ kryeministri dhe një ministër i PS-së, flas për vitin 2000, kur kodi penal parashikonte që shpifja ishte me burg.  Jo thjeshtë jam marrë në pyetje nga Bledi Cuci, kanë qenë të treja proceset, që 2 shkuan në gjykatë. Proceset i fituam. Aty e kam njohur Çuçin, rrethanat nuk do të doja të ishin ato. Bledi bënte hetimin, pyetjet, merrte deklarimet e mia. Ishte pa eksperiencë sapo kishte nisur”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME