Categories Lajme

“Mund ta marrësh pensionin online”, Rama prezanton aplikacionin më të ri të Postës Shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Elbasan, ku ka prezantuar atë që e cilëson si ofertën më të mirë të re të postës shqiptare “e-Wallet”, ku mund të kryhen shërbime postare nga telefoni. Teksa ishte i shoqëruar nga kryetari i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja, Rama foli edhe mbi mundësinë e marrjes së pensionit online, shërbim që do të ofrohet brenda një kohe të shkurtër. “Vërtet ne sot s’mund të themi se e kemi çliruar qytetarin nga kthetrat e demokracisë. Le të na kritikojnë të na shajnë e çfarë të duan por smund të bëhet një krahasim. Ska fare, sa mund të krahasosh këtë qiellin me Elbasanin në kohën e territ. Kjo është baza e një transformimi të jashtëzakonshëm  që do të kërkojë pak kohë. Ka shumë njerëz që e dinë se mund ta marrin nga telefoni i tyre por përsëri vazhdojnë vijnë.

Ku shkoni diku për të çuar pensionin merrni një fletpalosje. Nga ky moment është një shërbim ti mund ta marrësh edhe pensionin pa pasur nevojë për të shkuar deri atje. Ky do të jetë një çlirim i madh. Informimi  është i gjithë problemi. Ky aplikacion shkurton kohën dhe zhduk burokracitë. Kush flet për administratën e për korrupsionin në administratë, ka të drejtë të kërkojë shumë më tepër akoma, po kush nuk e sheh ndryshimin si dita me natën në shërbimet për qytetarët, ose ka shumë mllef politik e nuk shikon dot ose ka humbur kujtesën dhe nuk gjykon dot”, tha Rama mes të tjerash. “ ‘e-Wallet’ është portofoli i ri elektronik i çdo qytetari, për të kryer të gjitha shërbimet postare nga celulari i vet, pa pasur më asnjë nevojë për të harxhuar kohë, nerva e deri edhe lekë për ryshfet, nëpër radhët e labirinthet e burokracisë”, shkruan kreu i qeverisë në një shënim në “Facebook”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME