Categories Lajme

“Më dhemb koka”- Çfarë tha 32-vjeçari para se të ndërronte jetë, i ati flet mes lotësh: Fyti i ishte ënjtur shumë, djersinte pa masë! S’kishte asnjë sëmundje, vetëm dhëmballën

Familjarët e Genti Ihsajt kanë treguar se i riu kishte dhimbje koke dhe djersinte shumë pasi piu ilaçet e rekomanduara nga stomatologu për dhimbjen e dhëmballës.

Babai i 32-vjeçarit tregoi se pasi u kthyer në banesë i biri i ka thënë se kishte dhimbje koke dhe se fyti i ishte ënjtur shumë.

Mes lotësh Dashmir Ihsaj tregoi se djali nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër përveç shqetësimeve që kishte me dhëmballën.

Dashmir Ihsaj : Djali vajti tek dentisti në Ersekë, mori recetën më pas vajti tek farmacia dhe erdhi këtu (në shtëpi). Piu ilaçet sapo erdhi në shtëpi. Tha “më dhemb koka” dhe nga fyti ishte ënjtur, kishte dhe shumë djersë, pamasë.

Keni ndonjë pretendim për mjekimin?

Dashmir Ihsaj : Ç’të them unë, djali vajti ku thanë ata. Nuk di gjë, presim kur të nxjerrin ata rezultatet (autopsia)

Mendoni se ngjarja ka ardhur nga përdorimi i ilaçeve?

Dashmir Ihsaj : Po tani, nuk them dot. Djali nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër. Vetëm nga dhëmballa.

I riu ka pasur shqetësime mëngjesin e së premtes (23 dhjetor) me dhëmballën dhe ka shkuar tek stomatologu, ku mori dhe recetën e qetësuesve.

Gjatë transportimit, mësohet se i riu ndërroi jetë. Deri më tani nuk dihen shkaqet e vdekjes, teksa pritet të kryhet autopisa për të riun.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME