Categories Lajme

Me diplomë universiteti në Shqipëri, kultivonte kanabis në Britani, arrestohet nga policia 24-vjeçari

Një 24-vjeçar shqiptar i identifikuar si Kleon Zeneli është arrestuar në Britani, pasi u kap me fermë kanabisi, në një banesë që e kishte marrë me qera.

I riu, kishte përfunduar studimet e larta dhe ishte diplomuar në Bachelor në Univeristetin e Arteve, por më pas kishte emigruar ilegalisht në Britani. Aktiviteti i tij i paligjshëm u zbulua nga një agjent imobilar, i cili kishte vënë re se në banesën e marrë me qera nga shqiptari, po kultivohej bimë narkotike, dhe më pas ka lajmëruar menjëherë policinë.

Menjëherë, pas marrjes së njoftimit, policia shkoi në vendngjarje, ku arrestoi Kleon Zenelin dhe sekuestroi 50 bimë narkotike, të cilat arrinin deri në 2 metra. Pas kontrolleve, u konfirmua se shqiptari kishte ndërhyrë edhe në sahatin e energjisë elektrike.

I riu shqiptar, sipas autoriteteve nuk ka pasur asnjë dënim të mëparshëm në Britani.

Avokati McKone tha se shqiptari do ishte përballur me një dënim prej 21 muajsh, por, me një zbritje prej një të tretës për pranimin e fajësisë, gjykata dha një dënim përfundimtar prej 14 muajsh. Tashmë pritet edhe dëbimi i Zenelit nga Britania në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME