Categories Lajme

Me dokumente false merrnin asistencë në Gjermani, kapen 12 shqiptarë në një kantier ndërtimi

Policia gjermane ka zhvilluar një kontroll në një kantier të madh ndërtimi në Wolfsburg dhe kanë gjetur 12 shqiptarë që ishin të punësuar ilegalisht. Sipas mediave vendase mësohet se gjithsej ishin 60 punëtorë që ishin në këtë kantier. Më tej shtohet se tre prej shqiptarëve që kur pamë makinën e autoriteteve kanë tentuar të largohen nga kantieri, por ata u kapën dhe pas kontrollimit të bërë, u konstatua se nuk kishin leje qëndrimi dhe as leje pune në Gjermani.

Po ashtu kontrolle pati dhe për punëtorët e tjerë, dhe gjithsej 12 shqiptarë nuk kishin asnjë dokumentacion. Tetë prej tyre fillimisht kanë treguar dokumente false, me identitet të vendeve të Evropës Lindore që janë anëtare të BE-së. Duke qenë se doganierët e kanë të njohur këtë lloj mashtrimi, i dërguan punëtorët në qendrën policore për ekzaminim më të saktë të dokumenteve dhe për marrje në pyetje.

Ata kanë konstatuar se disa nga punëtorët kanë qenë duke marrë padrejtësisht ndihma sociale ose kanë qenë të regjistruar në mënyrë fiktive si persona me veprimtari të pavarur. Por nuk e kanë pësuar vetëm 12 punëtorët shqiptarë të cilët tashmë rrezikojnë shumë, por dhe kompania që i kishte punësuar ata. Mësohet se strukturat shtetëror kanë mbyllur kantierin e ndërtimit për këto shkelje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME