Categories Lajme

“Më e rrezikshmja është përpara”, analiza e BBC: Çfarë e pret Vladimir Putin, nëse humbet në Ukrainë!

Momentet më të rrezikshme të këtij konflikti janë përpara. Përparimi rus po shkon më ngadalë dhe po përballet me rezistencë shumë të madhe, se sa priste Presidenti Putin. Forcat e tij kanë hasur probleme të mëdha në logjistikë, komandë, moral dhe efektivitet luftarak. Por, rusët do të vazhdojnë dhe viktimat civile nga bombardimet do të rriten.

Ndërsa sanksionet dhe bojkotet perëndimore kanë treguar një shkallë të rrallë unanimiteti, ato do duan ca kohë që të japin efekt dhe rusët nuk do ta ndalin këtë luftë. Kjo, sepse është kthyer në një luftë ekzistenciale për Vladimir Putin. Nëse ai humbet, ai e di se ditët e tij në pushtet janë me siguri të numëruara. Do të jetë mundësia për t’u rrëzuar ose për t’u përballur me një gjykatë penale ndërkombëtare.

Qëllimi i tij është të heqë qeverinë në Kiev dhe të vendosë një regjim kukull. Në këtë fazë, ai ka të gjitha arsyet të vazhdojnë luftën e tij, sado e madhe të jetë kostoja e jetës. Ukrainasit kanë treguar se janë më shumë se të zgjuar në luftën e informacionit. Ata përshtaten shpejt dhe janë novatorë në konfrontimet ushtarake. Ata luftojnë si njerëz që kanë frikë të humbasin atdheun e tyre nga një pushtues i huaj. Por, duke u përballur me një forcë ushtarake me epërsi të jashtëzakonshme në numër, shpresa e tyre më e madhe është të tërheqin rusët në një luftë shteruese.

Ndërsa në shumë qytete vijojnë bombardimet dhe Rusia po shton viktimat në radhët e civilëve, duke shfaqur edhe detaje të krimeve të luftës, si reagojnë aleatët, kur sanksionet nuk mund ta bëjnë artilerinë të heshtë? Duke përjashtuar përfshirjen ushtarake, nga frika e një lufte të tmerrshme më të gjerë evropiane, Perëndimi do të duhet të mendojë se si reagon ndaj rrethimit të qyteteve ukrainasve nga rusët. Nuk ka përgjigje të lehta. Jemi vërtet në një peizazh të panjohur! (BalkanWeb)

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME