Categories Lajme

‘Më fal që nuk ta hoqa dot maskën’, ‘xhaxhi doktori’ i kërkon ndjesë 12-vjeçares, jep lajmin e shumëpritur

Pandemia Covid-19 nuk ka shqetësuar vetëm të moshuarit, të sëmurët kronikë, të cilët kanë qenë më të rrezikuarit, por edhe fëmijët, të cilët përveç kaosit të krijuar në arsimimin e tyre, i ka detyruar të mbajnë maskë në bankat e shkollës dhe jo vetëm. Kejsi, ishte 12-vjeçarja e ftuar në emisionin “Tempora” në këtë fundvit, ku tregoi eksperiencën e saj dhe bashkëmoshatarëve të saj me pandeminë e Covid-19, ndërsa nuk kurseu edhe një pyetje për mjekun e njohur Renato Osmenaj, se kur do mund të bëjë vaksinën.

Ky i fundit i kërkoi falje vajzës pse nuk kishte bërë të mundur që maska të mos ishte e detyrueshme, dhe dha lajmin e mirë se vendi ynë mund të jetë drejt imunitetit të tufës. Osmenaj tha se ulja e shifrave të infektimeve në ditët e fundit mund të jetë një tregues i saj, dhe u shpreh optimist se shqiptarët do ta mposhtin Covidin, edhe pse pa ndihmë nga shteti.

Kejsi: Disa familjarët e mi e kanë kaluar Covidin dhe pyetja është kur do të vijë vaksina dhe kur do na bjerë rradha mua dhe familjes sime?

Renato Osmenaj: Në rradhë të parë unë dua të të kërkoj falje ty dhe bashkëmoshatarëve të tu, pavarësisht se kam luftuar shumë, nuk ta hoqa dot maskën, që ta bëja të padetyrueshme, sepse praktikisht sot që flasim bashkë, në të gjithë këtë situatë, asnjë fëmijë, i moshës tënde, më i vogël apo deri në 14 vjeç, nuk është sëmurur rëndë nga Covidi dhe nuk ka pasur asnjë humbje jete ngaa Covidi në këtë moshë.

Ju padrejtësisht, u futët në një zgjedhë që ndodhi në të gjithë botën dhe ne që ishim profesionistë të fushës nuk arritëm ta zbusnim këtë masë dhe ju të jetonit të lirë, pa maska, pa panik, të lumtur e të luanit nëpër kopshte, nëpër parqe. Ndoshta frika e politikanëve për të mos fituar aq para sa kishin në plan apo frika se mos sëmureshin vetë arriti deri aty, me një dorë tinëzare, të vinte një barrierë mbi lirinë tuaj. Dhe unë të kërkoj falje për këtë.

Përsa i përket vaksinës, ti nuk ke pse shqetësohesh fare vjen apo nuk vjen vaksina. Xhaxhi doktori beson se shumica e shqiptarëve e kanë kaluar dhe popullata jonë ka vajtur pranë imunitetit të tufës, gjë që e tregojnë edhe numrat e ulur. Duhet të jemi optimistë që këtë sëmundje do e kalojmë siç kemi kaluar të gjitha të tjerat pa ndihmën e shtetit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME