Categories Lajme

PSG shkarkon trajnerin pas dy vitesh, do i paguajë 7 milion euro dëmshpërblim

Tomas Tuchel nuk do të jetë më trajner i PSG, klubi francez e njoftoi zyrtarisht këtë të martë. Sipas parizienëve, situata sportive e klubit është analizuar thellë dhe rezultatet e marra nuk i përkojnë pritshmërive. Thomas Tuchel mori drejtimin e PSG në Korrik 2018. Drejtoi skuadrën në 127 ndeshje në të gjitha kompeticionet me 95 fitore, 12 barazime dhe 20 humbje, 342 gola të shënuar, 109 të pësuar.

Fitoi dy tituj kampion, kupën e Francës dhe kupën e ligës si dhe e çoi PSG për herë të parë në finalet e Champions League. Gjithsesi paraqitjet e fundit të skuadrës sollën ulje të ndjeshme të drejtuesve ndaj teknikut. Në Francë thuhet se ai humbi edhe peshën e tij si trajner përpara skuadrës.

Pika që përmbysi gotën ishte deklarata e tij e disa ditëve më parë ku tha se në këtë klub nuk e ka ndjerë veten si trajner por si politikan, apo ministër sporti, duke aluduar se puna e tij në këtë klub nuk ishte thjeshtë në kontekstin sportiv.

Largimi i tij do ti kushtojë klubit në rëndimin e deficitit financiar.

Tuchel paguhej afro 625,000 euro në muaj, plus bonuset. Për të shmangur betejat e gjata juridike PSG do të duhet të paguajë nga 5 deri në 7 milionë euro, për të mbyllur marrëveshjen me trajnerin gjerman. Në pole position për të marrë drejtimin e skuadrës është Mauricio Pochettino, ish-trajner i Tottenham.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME