“Po talleni me bukën tonë me fëmijët tanë, pse na trajtojnë si kafshë dhe nuk vjen asnjë njeri që të na sqarojë, nuk jemi as rrugeçër dhe as kriminela. Pse nuk na e sjellin projektin këtu që ta shohim, kemi nga 30 vite këtu”, shprehen banorët.
“E votuam Edi Ramën se thamë që do na rregullonte, ky vjen na vë fadromën tani”, shprehet i revoltuar një tjetër banor, që duket mjaft i zhgënjyer me Rilindjen.
Derimë tani nga aksioni i IKMT-së janë shembur disa plazhe, që kanë qenë me leje vjetore nga ana e Bashkisë, ndërsa ka pasur një tërheqje të përkohshme nga plani për të shembur banesat.
