Categories Lajme

Me hapa të shpejta! Turqia vaksinon mbi 650.000 punonjës shëndetësorë në 3 ditë

Më shumë se 650.000 punonjës shëndetësorë në Turqi kanë pranuar një dozë të vaksinës kundër COVID-19 në tre ditët e para të fushatës së vaksinimit në vend. Turqia të enjten filloi fushatën e vaksinimit me vaksinën CoronaVac të zhvilluar nga kompania kineze Sinovac Biotech te stafi i kujdesit shëndetësor.

Sipas Anadolu Agendy, grupi i parë me 3 milionë doza të vaksinës arriti në Turqi më 30 dhjetor. Dy doza të vaksinës do të jepen me 28 ditë diferencë. Ata që janë shëruar nga COVID-19 nuk do të vaksinohen në katër deri në gjashtë muajt e parë pas shërimit të tyre.

Turqia ka zbatuar orë policore në mbrëmje gjatë ditëve të punës dhe gjatë gjithë fundjavave që nga muaji i kaluar si pjesë e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e virusit. Këtë javë presidenti Recep Tayyip Erdoğan njoftoi se kufizimet do të lehtësohen gradualisht pasi rastet me COVID-19 kanë shënuar rënie në kohët e fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME