Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se 369 mjekë janë vaksinuar me dozën e parë të Pfizer. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se tashmë këta mjekë janë të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm.
Vaksinimi vazhdon sërish në në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium. “369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me COVID19 janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, në 6 ditët e para të vaksinimit, teksa procesi do të vijojë edhe sot, pa u ndalur. Javë pas jave rrisim gradualisht ritmin sipas planit të vaksinimi”,- shkruan Rama.
