Categories Lajme

“Më ka ndihmuar Aishe Haklaj”/ Djali 20-vjeçar iu masakrua në Suedi me thikë, babai tregon historinë: E qëlluan arabët pabesisht…!

Lauren Spaho një 20-vjeçar shqiptar u vra brutalisht më datë 8 maj në Karlstad të Suedisë nga disa persona me kombësi arabe. Ekskluzivisht në një lidhje direkte për ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv babai i viktimës, Alket Spaho mes lotësh tregoi detajet e kësaj ngjarje makabër. Ai hodhi poshtë versionin e publikuar në media më parë, ndërsa pohoi se i biri u vra në pedonalen e qytetit.

Ka qenë në pedonalen e qytetit me shokët e tij të shkollës së mesme. Djali ishte futur për të ndarë sherrin dhe është goditur pabesisht me një thikë. Goditja ka qenë vdekjeprurëse. Ai ka ndenjur 24 orë në koma dhe më pas ka gjetur vdekjen. Ka qenë në një bulevard, në pedonalen e qytetit, Nuk ka ndodhur në një diskotekë sic thuhet. Unë jam informuar nga policia e Korçës.

Kur më njoftuan djali ishte akoma gjallë, ishte në koma. Jam nisur për në Maqedoni, pastaj më ka marrë doktoresha në telefon dhe më ka thënë që ‘djali juaj ndërroi jetë’. Mua ma kanë refuzuar lejen e kalimit dhe e kam pasur të pëmundur ikjen me urgjencë drejt Suedisë.

Alket Spaho bëri thirrje për drejtësi, ndërsa lajmëron se nëse kjo gjë nuk vihet në vend atëherë ai do të bëjë vetëgjyqësi.

Shtetasit që ma kanë goditur djalin janë me shtetësi të huaj, arabë. Ata kanë qenë në një shkollë tjetër. 3 janë arrestuar, kryesori ishte duke u arratisur për në Norvegji. Unë kam kërkuar dënim maksimal të personave sepse nuk dua të bëj vetëgjyqësi. Unë do të shkoj vetë në Suedi për të vijuar betejën për drejtësi.

Gjithashtu babai i viktimës u shpreh mirënjohës për mbështetjen e madhe të shqiptarëve, pasi kostoja që kërkohet për kthimin e trupit në atdhe është e papërballueshme për familjen Spaho. Ndër personat që e kanë ndihmuar ai përmendi edhe Aishe Haklaj.

Dua t’i falënderoj të gjithë shqiptarët që më kanë ndihmuar, sidomos ato në Suedi. Një prej atyre që ka kontribuar është Aishe Haklaj dhe e falënderoj jashtë mase. Unë kam komunikuar me të. Në përgjithësi të gjithë shqiptarët kanë ndihmuar. I jam të gjithëve mirënjohës.

"Më ka ndihmuar Aishe Haklaj"/ Djali 20-vjeçar iu masakrua në Suedi me thikë, babai tregon historinë: E qëlluan arabët pabesisht...!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME