Categories Lajme

“Më kanë prishur ditën më të bukur! Më ktheni lekët se i kam me djersë”, e reja vë ‘kujën’: Kisha pronotuar dasmën te ‘Golden resort’

Një mesazh i pazakontë është publikuar në media, ku një e re, e cila kishte prenotuar dasmën e saj tek resorti “Golden” në Shijak, i cili u sekuestrua disa ditë më parë nga policia, deklaron se ka harxhuar shumë para.

Ajo thotë se e kishte prenotuar dasmën e saj në muajin gusht dhe për këtë gjë kishte paguar një shumë të konsiderueshme parash si parapagesë.

Vajza shprehet se i është prishur dita më e bukur e jetës, ndërsa kërkon që t’i kthehen mbrapsht paratë e parapaguara, të cilat i ka siguruar duke punuar.

Sipas saj, ka edhe shumë persona të tjerë që po përballen me situatën e saj, pasi siç u bë publike në media, në këtë kompleks luksoz 10 milionë eurosh, organizoheshin dhjetëra dasma çdo sezon vere.

E reja tregon se nuk janë telefonuar nga askush për t’ju dhënë shpjegime, se si do procedohet më tej, pas sekuestrimit të resortit, në pronësi të Altin Hajrit, i cili është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit, Jan Prenga.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ kam nje problem shume te madh , un ne gusht te ketij viti dmth 2020 kisha dasmen e prenotuar tek resorti Golden! Problemi eshte ketu, e morem vesh qe eshte sekuestru etj etj se nuk kemi faj ne te shkretit se dasmen me leket tona do e benim, po kush na pergjigjet per kaparin e lokalit e jo vetem.

Pse nuk del njeri te na kthej ato dy lek se i kemi me djers , si puna ime ka edhe shume te njerz te tjere qe na ka ren qielli mbi koke! Na kan prish diten me te bukur! S’na kane thene asgje fare, asnje nuk na ka telefonuar per te na dhen shpjegime! Ato mund te ken hallet e veta po nuk na intereson se kemi dhen gjith ato lek kapare 😭 Ju lutem publikojeni 🙏🙏 Anonim( se na vje naj selam aman se nuk kemi takserat)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

FOTO/ Miliona euro të sekuestruara, ku i fshihnin paratë “baronët” e krimit shqiptar

SPAK ka njoftuar zyrtarisht mbi operacionin ku u goditën 7 grupe kriminale të rrezikshme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 28-vjeçari në Fier, pranga edhe blerësve

Një 28-vjeçar nga Memaliaj është arrestuar pasi u kap duke transportuar 1.2 kg lëndë narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK sekuestron 4.5 milion euro pasuri: Arrestohen 20 persona, kontrollohen 50 banesa

Pas një operacioni që vetë Struktura e Posaçme Anti-korrupsion bën të ditur se zgjati 20…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Metamorfoza’, arrestohet vëllai i Enver Stafukës, të rrëmbyerit dhe të zhdukurit në 2015

Policia e Shtetit ka arrestuar edhe Naim Stafukën, pjesë e operacionit “Metamorfoza” ku me kërkesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media italiane: Rërë e butë, ujë i kristaltë dhe peizazhe që të lë pa frymë i shijoni në plazhet e Shqipërisë

Media italiane “Skyscanner” ka vlerësuar plazhet e Shqipërisë duke ftuar turistët që t’i kthejnë sytë…

LEXO ME SHUME