Categories Lajme

Me kapuç në kokë e duar në xhepa futet në garazh, identifikohet autori i zjarrit në Astir

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të djegies së makinave të ndërtuesit Dritan Llanaj, një javë më parë në zonën e Astirit në kryeqytet.

Pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë zonës, ndihmuan uniformat blu të çojnë në identitetin e tij.

Në garazhin e pallatit, kamerat nuk ishin funksionale. Autori i dyshuar është fiksuar teksa lëvizte përgjatë zonës pak minuta para se të ndodhte zjarrëvënia. Po i njëjti person është kapur edhe nga kamera e një biznesi aty pranë teksa futet në garazh. Pas një minute del prej aty.

I riu shfaqet i veshur me rroba sportive të zeza, kapuçin e bluzez e kishte vebndosur në kokë, ndërsa duart të futura në xhepa. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se ai nuk është banorë i zonës, por mund të jetë paguar për zjarrëvënien.

Për pasojë u dogjën 4 makina, 3 prej të cilave të familjes së sipërmarrësit, ndërsa 8 banorë të pallatit u dërguan në spital nga asfiksia. Pista kryesore është ajo e konflikteve të familjes Llanaj.

Prej kohësh, Dritan Llanaj është në një konflikt me persona të tjerë për truallin e pallatit ku ndodhi edhe ngjarja.

Llanaj është arrestuar më herët nga Policia e Tiranës për falsifikim dokumentesh, ndërtim i paligjshëm dhe mashtrim me pasoja të rënda. Ai është vëllai i biznesmenit Sino Llanaj, edhe ky një person i njohur për autoritetet.

Vitin e kaluar u arrestua pas konfliktit me armë që ai kishte me investitorin Albert Allmuça në zonën e ish parkut në kryeqytet./abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME