“Unë, ju dua djemtë e mi me gjithë zemër dhe ju më keni dhënë jetën më të mirë që mund të kisha kërkuar ndonjëherë”, ky është fillimi i një shënimi lamtumire që një grua e gjeti në telefonin e burrit të saj, pasi ai humbi betejën me koronavirusin, këtë javë. Jonathan Coelho, 32 vjeç ndërroi jetë në 22 Prill pas një beteje 28-ditore në spital dhe 20 ditë në një aspirim tha gruaja e tij, Katie Coelho për CNN.
Ajo thotë se po përpiqet që të mbajë vetën nga kjo tragjedi dhe pyet se si do të reagojnë dy fëmijët e tyre të vegjël kur të marrin vesh që babai i tyre s’do të jetë më mes tyre. “Ata nuk e dinë që ata humbën qenien më të madhe njerëzore dhe ata do ta njohin babanë e tyre vetëm përmes fotove dhe videove,” tha ajo të premten në mbrëmje në emisionin Anderson Cooper.
Jonathan dukej sikur po bëhej më mirë, tha ajo dhe mjekët kishin diskutuar për heqjen e tij nga aspirimi të enjten ose të premten. Por të mërkurën në mëngjes Katie tha që ajo mori një telefonatë nga një infermiere në spitalin në Danbury, Connecticut duke i kërkuar asaj që tgë shkonte në spital. Në kohën kur ajo mbërriti atje, Jonathan kishte ndërruar jetë nga arresti kardiak i shkaktuar nga simptomat e koronavirusit. Ajo nuk arriti t’i thoshte dot lamtumirë.
Dhe, edhe pse çifti nuk morën lamtumirën e duhur që merituan, Jonathan la diçka të veçantë për Katie që ajo ta zbulonte kur ai të mos ishte më. “Ata më futën në dhomën e tij dhe ai qëndronte atje”, tha ajo. “Unë vetëm vazhdova të thoja ‘më vjen keq’”.
Katie mori një qese plastike të mbushur me pasuritë e burrit të saj dhe u drejtua për në shtëpi. “Për disa arsye në gjendjen time më të keqe, unë doja të hiqja të gjitha fotot e burrit tim dhe fëmijëve të mi nga telefoni i tij” tha Katie.
Ajo ndezi telefonin, por gjeti një shënim nga Jonathan.
“Jam shumë me fat që më bën kaq krenar të jem burri yt dhe babai i Braedyn dhe Penny,” shkroi ai. “Katie ti je personi më i mirë dhe më e bukur që kam takuar ndonjëherë. Ti je me të vërtetë e veçantë. Sigurohuni që të jetoni jetën me lumturi dhe të njëjtin pasion që më bëri të dashurohem me ty”. Katie tha që ajo u mahnit me të vërtetë kur e pa. “Nëse do të isha e sëmurë dhe do të ndjehesha e dobët, nuk e di nëse do të kisha forcë t’i jepja familjes time një letër lamtumire,” tha ajo. “Dhe për t’u siguruar që ata e dinin se sa i dua dhe sa i lumtur isha me ta.”