Categories Lajme

Me kokainë dhe 7 mijë euro/ Pranga 30-vjeçarit shqiptar në Itali

Mediat italiane raportojnë se karabinierët arrestuan një shtetas shqiptar. Shkak u bënë dyshimet që ngjalli tek ta lëvizja e një automjeti në një rrugë dytësore në Fidenza në afërsi të Parmës. Karabinierët vendosën ta ndjekin atë.

Në këto momente shoferi vendosi të humbiste gjurmët. Ai rriti shpejtësinë dhe u fut në disa rrugica me qëllim që të shmangte karabinierët. Ndjekja nuk zgjati gjatë dhe përfundoi në afërsi të një stacioni hekurudhe. Ai që drejtonte makinën ishte një 30-vjeçar shqiptar. Pavarësisht se dorëzoi menjëherë dokumentet dukej mjaft i shqetësuar.

Sipas tij shkak ishte se nuk kishte respektuar lejen e qëndrimit. Megjithatë, karabinierët bënë një kontroll të shpejtë dhe i gjetën rreth 10 doza kokaine. Ato ishin të paketuara dhe të gatshme për shitje. Ato mbaheshin në dy kuti karamelesh të vendosura nën frenat e dorës. Më pas ai u shoqërua në komisariat ku brenda makinës u gjet një pako me rreth 25 gram lëndë narkotike.

Droga u sekuestrua, së bashku me mbi 7000 euro që ai i kishte me vete. Dyshohet se ato janë të ardhura nga trafiku i drogës pasi i riu nuk mundi të japë ndonjë të dhënë se ishte i punësuar diku. I arrestuari nuk rezulton të ketë precedentë penale. Tashmë po mbahet në qeli deri në daljen e tij para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME