Categories Lajme

“Më ktheni vajzën time”, thirrja dëshpëruese e nënës së 21-vjeçares që u mor peng nga Hamasi

Histori njerëzore dramatike vijnë çdo dite nga Izraeli. Nëna e një vajze 21-vjeçare e filmuar nga Hamasi në një video shqetësuese ku shfaqen pengjet e kapura në Izrael u ka bërë një thirrje prekëse negociatorëve që të “kthejnë fëmijën e saj në shtëpi”. Keren Shem organizoi një konferencë shtypi në Tel Aviv të martën, ku ajo shfaqi një foto të vajzës së saj që dukej e lumtur dhe e shëndetshme para se të rrëmbehej nga militantët e Hamasit.

Mia Shem, e cila është një shtetase me nënshtetësi franceze dhe izraelite, po merrte pjesë në festivalin e muzikës elektronike Supernova në Izraelin jugor, kur persona të armatosur të Hamasit mbërritën nga ajri, duke qëlluar me breshëri plumbash mbi turmën, duke vrarë më shumë se 260 njerëz dhe duke marrë peng disa prej tyre. “Po i lutem botës që ta kthejë fëmijën tim në shtëpi.

Ajo shkoi në një festival për t’u argëtuar dhe tani është në Gaza dhe nuk është e vetmja. Kishte shumë fëmijë që shkuan në këtë festë”, tha Keren Shem nga Tel Avivi. Videoja e pengjeve, e para e publikuar nga Hamasi tregonte 21-vjeçaren duke marrë kujdes mjekësor për dorën e plagosur.

E reja shprehej në video se i ishte nënshtruar një operacioni në Gaza. Ajo tregoi se u dërgua në spital për tre orë dhe tha me qetësi “Ata po kujdesen për mua,  gjithçka është në rregull”, por e mbylli videon me një apel për t’u ribashkuar me familjen e saj. “Më largoni nga këtu sa më shpejt. Ju lutem”, tha ajo. Duke iu përgjigjur videos, Keren Shem tha se vajza e saj dukej “e tmerruar”.

“Ka shumë foshnje, fëmijë dhe pleq të cilët janë edhe të mbijetuar të Holokaustit, të cilët u rrëmbyen, shtëpitë e të cilëve u dogjën. Ky është një krim kundër njerëzimit dhe ne të gjithë duhet të mblidhemi, të ndalojmë këtë terror dhe t’i kthejmë të gjithë në shtëpi”, tha ajo.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë identifikuar 199 pengje të mbajtura nga Hamasi, por grupi militant pretendon se ka midis 200 dhe 250 persona, ndoshta më shumë. Mbretëria e Bashkuar beson se dhjetë shtetas britanikë janë në mesin e atyre që mbahen peng në Gaza.

Hamasi ka kërkuar lirimin e 6,000 burrave dhe grave palestineze nga burgjet izraelite në këmbim të pengjeve mes raporteve se Katari ka punuar si ndërmjetës në bisedime. IDF paralajmëroi se Hamasi mund të publikojë video të tjera pengjesh dhe akuzoi grupin për “terror psikologjik”. “Në këtë video, Hamasi përpiqet të paraqesë veten si një organizatë humanitare, kur në fakt është një grup terrorist,” tha Daniel Hagari, një zëdhënës i IDF.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha se bisedimet intensive ishin duke u zhvilluar për të liruar pengjet ndërsa ai bëri thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte” të së resë. “Është një turp të marrësh peng njerëz të pafajshëm dhe t’i ekspozosh në këtë mënyrë të urryer”, theksoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME