Categories Lajme

“Më lini të kaloj ju q***** ropt”, humb durimin i mbijetuari në Thumanë, kërkon që të shohë familjarët nën rrënoja

Orët e gjatë të kërkimeve duket se kanë bërë që shumë qytetarë, që janë në kërkim të të afërmve të humbin durimin e tyre.

Në një moment, teksa ende kërkohet në Thumanë një qytetar është përplasur me punonjës që qëndrojnë në perimetrin e sigurisë, pasi ka kërkuar që të hyjë, dhe të shohë për familjarët e tij.

Ai ka qenë dhe vetë banor i këtyre pallateve, por që fatmirësisht i ka mbijetuar tërmetit të djeshëm dhe është në kërkim të kushërinjve të parë të tij, që gjenden ende nën rrënoja.

“Ore është tu fol depresioni, më lini të futem 2 minuta, ça jeni kështu more, a ju q**** ropt, mbrëmë më jeni sjellë si vëllezër. Kam hall dhe unë, më merr prej dore dhe dua të shkoj që ta takoj, dje mu keni sjellë si vëllezër”, shprehej në gjendje të rënduar qytetari.

Ndërkohë që situatën e ka shpjeguar një tjetër person që ka qenë në vendngjarje:

Vetëm ky ka shpëtuar, do që të hyjë të shohë se çfarë kërkimi po bëhet. Ka brenda djemtë e axhës dhe djemtë e tezes, familjarët duan të shohin se çfarë po ndodh me viktimat. Kanë banuar shumë familje, shteti ka ardhur, po familjarët janë të shqetësuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME