Categories Lajme

Spiunët e sapoemëruar mbyllin llogaritë në Facebook

Kreshnik Gashi dhe Burim Ramadani, të sapoemëruarit në postet drejtuese në Agjencinë Kosovare të Intelegjencës, kanë mbylluar llogaritë e tyre në rrjetet sociale, dhe kjo sipas të gjitha të gjasave vjen pas detyrës së re që iu dha, shkruan Gazeta Metro.

Ditë më parë Kryeministri në largim Ramush Haradinaj me bashkërendim me Presidentin Thaçi ka emëruar drejtorin dhe inspektorit e përgjithshëm të AKI’së, ku këto detyra iu dhanë Kreshnik Gashit si drejtor dhe Burim Ramadanit si inspektor. Disa ditë pas këtij vendimi spiunët e sapoemëruar kanë mbylluar llogaritë e tyre në Facebook, ku me një kërkim të thjeshtë në këtë rrjet social, e vëren se nuk ekzistojnë profilet e tyre më, edhe pse ishin mjaft aktiv në Facebook më parë. Ndoshta ata janë këshilluar kështu nga Agjencia Kosovare e Intelegjensës, duke njohur rregullat strike të saj. Kujtojmë, që Kreshnik Gashi njihet si ekspert në fusha të ndryshme, dhe ka shërbyer në poste të rëndësishme në Kosovë, si Zëvëndësdrejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës e Sekretar i MPJ’së. Ndërsa, Burim Ramadani ishte përfshirë në angazhimin në fusha të ndryshme, si në gazetari, institucione qeveritare, në Parlament, ligjërim universitar, publicistikë, konsulencë dhe shoqëri civile.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME