Categories Kulture

Me mjeshtrin vlonjat Avenir Troqe në Panairin e VII Ndërkombëtar në Chengdu-

AVENIR TROQE, SHKËLQEN NË KINË

Me mjeshtrin vlonjat Avenir Troqe në Panairin e VII Ndërkombëtar në Chengdu-

Kur filloi korespodenca për pjesëmarrje në festivalin e 7-të Ndërkombëtar të Trashëgimisë Kulturore në qytetin Chengdu të Kinës, mund të kisha zgjedhur edhe rrugën e mëvetësisë, thjesht si pjesëmarrës forumi apo edhe si expozues i disa prej punimeve të artizanëve vlonjatë.
Në fakt zgjodha rrugën e përpjekjeve për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të paktën të një prej mjeshtrave vlonjatë të lidhur me krijimtarinë artizanale.
Mbas shumë korespodencash komisioni organizator i festivaliti dha ok-ein e pjesëmarrjes për Avenir Troqe, një prej mjeshtrave vlonjatë të atashuar në shoqatën “ArtCraft” të Q K “Aulona”.
U bë përzgjedhja e objekteve që do të expozoheshin, u plotësuan tabelat e kërkuara nga organizatorët me fotografitë, përmasat, peshat, emërtesat e çdo gjë tjetër me përpikmëri, deri në gram e milimetër.
Të gjitha këto, së bashku me CV krijuese të autorit do të ishin pjesë e eksponantit të caktuar posaçërisht për përfaqësuesin nga Shqipëria.
Dita e hapjes së Expozitës në një ifrastrukturë marramëndëse të ndërtuar enkas për panaire ndërkombëtare, përmes një organizimi të jashtëzakonshëm u shndrua në një festë gjigande plot shkëlqim e gjallëri.
Pas fjalimeve të rastit nga personalitete shtetërore të kulturës e turizmit si dhe UNESCO si dhe një koncerti folku me grupe vendase e të ftuara enkas nga disa prej vendeve të botës, panairi “hapi” dyert.
Emocionuese kur mes portreteve të mjeshtrave dhe artizanëve nga shumë vende të botës do të zinin vend edhe fotografitë e 10 prej mjeshtrave vlonjatë në fushën artizanale.
Por edhe më emocionues fakti kur mes artizanëve përfaqësues nga 36 vende të botës si dhe dhjetra të tjerë vendas do të gjendej edhe vlonjati Avenir Troqe.
Me punimet e tij në bazoreliev me motive të ndryshme nga trashëgimia jonë historike e kulturore por edhe nga bota jonë lirike e mjedisore, Aveniri do të tërhiqte shpejt shikues e fotografë të shumtë.
Ndërkohë që për tu ushtruar në këndin dhe tavolinën e punës ku shfaqej edhe CV e tij artistike ay do të zgjidhte realizimin e portreteve live me laps e dritë hije.
Duhet thënë se shumë shpejt talenti vlonjat do të tërhiqte shumë vizitorë, kamera dhe aparate fotografikë duke e kthyer këndin shqiptar ndër më të vizituarit e adhuruarit.
Punimet e Avenirit u vlerësuan shumë edhe nga organizatorët e Panairit të cilët shprehën konsideratat më pozitive për artizanin shqiptar.
Mbi të gjitha Avenir Troqe fitoi simpatinë e vizitorëve të shumtë, disa prej të cilëve u bënë edhe modele të krijimtarisë së tij.
Së fundi më duhet të pohoj se artisti vlonjat Troqe e përfaqësoi me shumë profesionalizëm e dinjitet botën krijuese vlonjate e shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME