Categories Lajme

Me mjete të sofistikuara bënin ‘kërdinë’ me vjedhje nga Liqeni i Farkës, zbulohet vlonjati dhe bashkëpunëtori

Disa vjedhje mjetesh e sendesh të tjera janë zbardhur nga policia e Tiranës të kryera nga korriku në shtator në zonën e Farkës. Policia ka arrestuar një 32-vjeçar nga Vlora dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Komisariati i Policisë Nr.1, në kuadër të parandalimit të vjedhjeve të ndodhura në automjete, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe kapjen e arrestimin e autorëve, finalizoi operacionin policor të koduar “Liqeni” gjatë të cilit u bë arrestimi i shtetasit A. A., 32 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë për “Vjedhje të kryer në bashkëpunim).

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. K., 32 vjeç (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të ndodhura në parkimet e automjeteve në zonën e liqenit të Farkës, ku pasi thyenin xhamat e automjeteve dhe bllokonin me një aparat valët e pultit për mbylljen e automjetit, merrnin nga mjetet sendet që ndodheshin brenda tyre.

Nga veprimet procedurale të kryera, si dhe bazuar në këqyrjen e pamjeve filmike të cilat u janë sekuestruar subjekteve pranë vendeve të vjedhjeve, dyshohet se këta dy shtetas janë autorë të 6 vjedhjeve të kryera më parë në automjete në zonën e liqenit të Farkës, konkretisht:

– Më datë 17.09.2019 i kanë vjedhur portofolin shtetasit P. Ll.;
– Më datë 17.09.2019, shtetasit E. R., në parkimin e një lokali në zonën liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga mjeti portofolin dhe një palë syze;

– Më datë 15.08.2019, shtetasit K. M., i kanë vjedhur nga automjeti i parkuar në zonën e liqenit të Farkës portofolin;
– Më datë 16.08.2019, shtetasit Z. P., i kanë vjedhur nga automjeti i parkuar në zonën e liqenit të Farkës një çantë;
– Më datë 30.08.2019, shtetasit D. S., në zonën e liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga automjeti dy çanta dore;
– Më datë 09.07.2019, shtetasit S. T., në zonën e liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga automjeti sendet personale.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: mjeti që posedohej nga shtetasi A. A., një pult dhe një aparat i cili iu shërbente autorëve për bllokimin e valëve të pultit për mbylljen e automjeteve.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shtohet fluksi në Sanatorium, pneumologët: Nëse viroza zgjat mbi pesë ditë, kontaktoni mjekun

Vala e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes nuk ka arritur ende kulmin. Ndërkohë tek shumë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 Janar 2025

Dashi Është një periudhë gjatë së cilës duhet të shihni përreth për të kërkuar zgjidhje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Stuhi në Lushnjë! Disa fshatra pa energji, era rrëzon pemë dhe objekte

Stuhia e erës që përfshiu Lushnjën la pa energji elektrike 10 fshatra, rrëzoi dhe shkuli…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnje, Kërcënoi me armë të riun pas sherrit në lokal, në kërkim 35-vjeçari

Një 35-vjeçar u shpall në kërkim nga policia e Lushnjës pasi dyshohet se ka qëlluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situatë e frikshme/ Luftë mes bandave shqiptare në Athinë për gjobëvëniet

Jane siguruar pamje, në të cilën duken anëtarët e dy bandave shqiptare në zonën Monastiraqi…

LEXO ME SHUME